Mjekësi e përgjithshme

qer142016

Përthithja e kalciumit në zorrë mund të identifikojë pacientët në risk për gurë në veshka

Sipas një studimi të publikuar në "Clinical Journal of American Society of Nephrology", matja e përthithjes intestinale të kalciumit mund të ndihmojë në identifikimin e individëve të prirur për të zhvilluar gurë në veshka.

"Hiperkalcuria idiopatike, faktor i njohur risku për gurët në veshka është studiuar fillimisht te pacientët që prodhojnë gurë, por shfaqet edhe në 20% të grave me osteoporozë dhe në 10% të popullatës së përgjithshme", shkruan një nga autorët Giuseppe Vezzoli, nga Instituti shkencor San Raffaele në Milano.
Ai thotë se pacientët me hiperkalcuri idiopatike kanë një absorbim të lartë të zorrëve dhe një ri-absorbim të ulët tubular të kalciumit. Dhe sipas kësaj hipoteze rritja e përthithjes së kalciumit enteral bëhet shkak për hiperkalcuri. Megjithatë, pavarësisht studimeve të zhvilluara, nuk ekzistojnë kritere të mirëfillta për të dalluar kush është në risk për gurë në veshka dhe kush nuk është.

Për të kërkuar faktorë të tillë dallues, kërkuesit italianë kanë krahasuar 172 pacientë hiperkalcurikë formues të gurëve në veshka (HSF) me 36 hiperkalcurikë jo formues (HNSF), të seleksionuar në mënyrë retrospektive mes viteve 1998-2003. Pjesëmarrësit iu nënshtruan matjes së metabolizmit të kalciumit dhe densitetit mineral kockor lumbar, përveç një ekzaminimi oral me stroncium (substancë kimike) për të vlerësuar absorbimin dhe sekretimin e kationeve bivalente.

Pas përllogaritjeve "kurba sierike përqendrim-kohë" dhe "clearance ᶦ e stronciumit" ishin më të mëdha te personat që formonin gurë në veshka, veçanërisht te ata me densitet të ulët kockor. Gjithashtu, clearance e stronciumit ishte më e madhe te pacientët formues të gurëve me densitet mineral kockor  normal se sa të individët formues dhe jo-formues me densitet të ulët kockor, ndërsa përthithja e tij (stronciumit) në 30 minuta ishte e lidhur drejtpërdrejt me sekretimin e kalciumit dhe anasjelltas me densitetin mineral kockor lumbar te personat formues të gurëve në veshka.

Në fund, këto rezultate sugjerojnë se një përthithje e lartë e kalciumit në duoden dhe mosngrënia mund t'i ekspozojë pacientët hiperkalcurikë  ndaj riskut për gurë në veshka për shkak të një shtimi të ngarkesës së kalciumit postprandial në urinë dhe në tubthat e veshkave. Gjithashtu përthithja më e madhe e kalciumit mund të identifikojë pacientët në risk për pakësim të masës kockore te personat që formojnë gurë në veshka.

 

Me clearance (depurifikim) të një substance kuptojmë sasinë e gjakut që filtrohet nga kjo substancë në njësi kohe (1 min) së sajë të veshkave

 

Clin J Am Soc Nephrol. 2016. doi: 10.2215/CJN.10360915
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27284011


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>