Kardiologji

sht262024

Dekompensimi kardiak. Medikamenti për veshkat shmang përkeqësimin e pacientëve në fazat e para të tij

Në një studim të publikuar në New England Journal of Medicine është treguar efikasiteti i finerenonit (një medikament për sëmundjen renale kronike) në trajtimin e një klase pacientësh që vuajnë nga një formë fillestare e dekompensimit kardiak në rritje të shpejtë, por të vështirë për t'u trajtuar sepse janë në një gjendje paqartësie, pasi zemra pompon normalisht, por ventrikujt nuk mbushen siç duhet. Deri më sot, klasa e vetme e barnave të disponueshme ka qenë ajo e gliflozinave, të cilat përdoren për çdo lloj dekompensimi, pavarësisht ashpërsisë së tij. Pra, ky medikament mund të përbëjë një opsion të ri terapeutik efikas për këta pacientë, për të cilët ekzistojnë shumë pak trajtime të disponueshme.

Dekompensimi kardiak përbën një problem të rëndë të shëndetit publik që prek 15 milionë individë në Evropë dhe afro 1 milion në Itali, si dhe është vlerësuar se gati gjysma  kanë një fraksion ejeksioni lehtësisht të reduktuar. Në Itali, pjesa më e madhe e të sëmurëve janë më shumë se 70 vjeç dhe dekompensimi kardiak është shkaku kryesor i shtrimeve në spital te individët 65 vjeç e lart, duke rezultuar fatal në 50% të pacientëve brenda 5 viteve nga diagnostikimi nëse nuk trajtohen siç duhet.

Në studimin e fazës III FINEARTS-HF, të randomizuar dhe dyfish të verbër, u përfshinë 6000 vetë që vinin nga 37 shtete me pamjaftueshmëri kardiake me fraksion ejeksioni lehtësisht të reduktuar ose të ruajtur, zemra e të cilëve kontraktohej ende normalisht, por shfaqte shenjat e para të dekompensimit. Në periudhën 2020-2023, pacientët u ndanë në dy grupe: 3000 iu nënshtruan një doze finerenoni në ditë, ndërsa 3000 të tjerët iu nënshtruan placebos. Rezultatet treguan se ky medikament e reduktonte me 16% rrezikun për shtrim në spital dhe vdekshmëri, krahasuar me placebon, pavarësisht faktit që pacientët përdornin tashmë gliflozinë, të vetmin trajtim të rekomanduar nga udhëzimet.

"Në 20-25 vitet e fundit kemi bërë hapa gjigandë në fushën e pamjaftueshmërisë kardiake, por më shumë në llojin e quajtur fraksion me ejeksion të reduktuar, pra kur zemra nuk pompon shumë mirë. Sot, për herë të parë, shtohet një medikament i ri bllokues jo steroid, i cili është në gjendje të ndikojë në mënyrë pozitive në këtë formë dekompensimi kardiak të vështirë për t'u menaxhuar dhe trajtuar", tha presidenti i Shoqatës Italiane të Kirurgjisë (SIC), Pasquale Perrone Filardi.

Finerenoni vepron ndryshe nga barnat e tjera në reduktimin e rrezikut kardiovaskular, duke bllokuar receptorin e hormonit aldosteron, i cili ruan kripën dhe ujin në veshka dhe redukton nivelet e kaliumit që mund të dëmtojnë zemrën. Në momentin që finerenoni bllokon receptorin, ai pengon humbjen e kaliumit që vë në rrezik pacientët.

"Ky studim mbështet terapinë shtesë me finerenon, por nevojiten të dhëna të mëtejshme, me qëllim që rezultatet të vlejnë vërtetë për pacientët. Kështu, ai nxit edhe personelin mjekësor të caktojë një diagnozë sa më herët të jetë e mundur", përfundon presidenti i SIC.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>