Mjekësi e përgjithshme

gus312016

Koliti ulceroz: Mundësi të reja me transplantin e feçeve

Përdorimi i feçeve për të kuruar infeksionet nga bakteri Clostridium difficile, të rrezikshme për jetën, është sot një realitet dhe duke pasur parasysh rezultatet e studimeve të fundit kjo praktikë mund të tregohet e dobishme për ata që vuajnë nga koliti ulceroz. Natyrisht asgjë nuk i lihet rastësisë në këtë lloj trajtimi: është fjala në fakt për procedura rreptësisht të kontrolluara dhe të zbatuara brenda klinikave të specializuara që merren me mbledhjen e kampioneve fekaleve, për t'i analizuar dhe "përgatitur" para se t'i "transplantojnë" te ata që kanë nevojë.
"Transferimi i materialit fekal nga një dhurues te pacientë me kolit ulceroz do të thotë të modifikohet mikrobiota, apo popullata e mikroorganizmave që kolonizojnë zorrën", shpjegon Sudarshan Paramsothy, gastroenterolog nga universiteti i Neë South në Uells dhe autor i një kërkimi të prezantuar nga Digestive Disease Weekche në San Diego (SHBA).

Dhe duke pasur parasysh rezultatet e kërkimit që ka përfshirë 81 persona me kolit ulceroz, ky modifikim i popullatës së mikroorganizmave ndihmon që të eliminohen simptomat dhe shenjat e kolitit ulceroz, një sëmundje kronike e lidhur me një përgjigje anormale të sistemit imunitar që shkakton inflamacion në mukozat e zorrës së trashë ku formohen ulcera të vogla, të dhimbshme dhe gjakrrjedhëse. Për të vlerësuar impaktin e transplantit fekal në kolitin ulceroz, Paramsothy dhe kolegët ia nënshtruan kësaj procedure gjysmën e pacientëve  të përfshirë në studim, dhe gjysmën tjetër një trajtimi me placebo. "Pas 8 javësh terapie me material të marrë nga tre donatorë, 27% e pacientëve me transplant nuk shfaqte simptoma të kolitit dhe sëmundja nuk ishte e dukshme në analizën endoskopike të zorrës", pohon autori duke kujtuar se në grupin placebo vetëm 8% e pjesëmarrësve kishte arritur një rezultat të tillë.

"Rezultatet e arritura janë impresionuese dhe shumë pozitive pasi i hapin rrugë trajtimeve të reja të sigurta dhe efikase për kolitin ulceroz", komenton Balfour Sartor, drejtor i "Broad Research Medical Program" për Crohn's and Colitis Foundation of America, megjithatë kujton edhe një limit të studimit: "Për momentin të dhënat nuk na tregojnë se cilat janë efektet afatgjata të transplantit fekal në kolitin ulceroz, pra nuk e dimë ende se çfarë ndodh pasi ndërpritet trajtimi dhe për t'ju përgjigjur kësaj pyetjeje nevojiten studime të mëtejshme"./Dica33

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>