sht12016
Te pacientët me BPKO olodateroli përmirëson rezistencën gjatë aktivitetit fizik
Administrimi ditor i olodaterolit në pacientë me bronkopneumopati kronike obstruktive (BPKO), përmirëson kohën e rezistencës në aktivitetin fizik. E dhëna del nga dy studime të fazës III me crossover të trefishtë prej 6 javësh, me përzgjedhje rastësore dhe të kontrolluar kundrejt placebos. Trajtimi aktiv ka parashikuar vetëm një administrim në ditë prej 6 mg të bronkodilatatorit olodaterol me administrimin e inhalatorit Respimat® Soft MistTM.
Terapia në këta pacientë me BPKO të moderuar dhe të rëndë, ka reduktuar kufizimin e fluksit ajror të cilit i është përgjigjur një hipersufinflacion i vogël gjatë ushtrimeve fizike dhe një përmirësim i rezistencës. Në javën e gjashtë, pacientët që i ishin nënshtruar trajtimit me olodaterol Respimat® arrinin të kryenin ushtrime fizike për një kohë më të gjatë në krahasim me placebon (+ 12-14%). "Ata që vuajnë nga kjo patologji dhe zhvillojnë rregullisht aktivitet fizik, përmirësojnë aftësinë e frymëmarrjes, reduktojnë përkeqësimin e simptomave dhe përmirësojnë cilësinë e jetës", nënvizon François Maltais, nga Instituti i Kardiologjisë dhe Pneumologjisë në Universitetin e Kebekut, Kanada.
"Fakti që olodateroli çon drejt përmirësimeve domethënëse edhe sa i takon ushtrimit fizik të vazhdueshëm nga ana e pacientëve, është një aspekt shumë i rëndësishëm në një qasje terapeutike holistike". Rezultatet u prezantuan me rastin e Kongresit të "American College of Chest Physicians" dhe ndërfuten në kontekstin e një programi studimesh klinike të fazës III (Maltais F et al, CHEST 2013).