Focus

qer102014

Bronkiti akut: stop përshkrimit të antibiotikëve

Numri i mjekëve që  vazhdojnë të përshkruajnë antibiotikë për të trajtuar bronkitin akut është midis 60% dhe 80%, ndonëse udhëzuesit dhe fushatat informative theksojnë se këto shifra duhet të shkojnë në zero. Ky denoncim bëhet në një "research letter" të publikuar në JAMA nga Michael L. Barnett dhe Jeffrey A. Linder, të dy studiues në Boston, SHBA. Për më shumë se 40 vjet, vrojtimet dhe provat klinike kanë treguar se antibiotikët nuk janë efektive në trajtimin e bronkitit akut, i cili ka një kohëzgjatje zakonisht më pak se 3 javë. Pa përmendur se Centers for Diseases Control and preventions (CDC) në Atlanta, kanë evidentuar se në shumicën e rasteve sëmundja ka etiologji virale dhe se përdorimi i antibiotikëve mund të jetë i rrezikshëm , duke shkaktuar diarre, skuqje dhe çrregullime digjestive. Barnett dhe Linder kanë nisur verifikimin e këtyre të dhënave, duke analizuar paraqitjen e të rriturve nga 18 në 64 vjeç, në mjekët e familjes, klinikat mjekësore ose departamentet e urgjencës prej vitit 1996 në 2010 me diagnozë bronkit akut. Të dy studiuesit janë bazuar në të dhënat e National Ambulatory Medical Care Survey dhe të National Hospital Ambulatory Medical Care Survey (NAMCS/NHAMCS) dy anketa të zhvilluara çdo vit, që sigurojnë një pasqyrë të situatës shëndetësore në SHBA. Në bazë këtyre anketave paraqiten nevojat ende të paplotësuara dhe përcaktohen objektivat e reja për vitin në vazhdim. Në një total prej 3153 vizita, shihet se shkalla përshkrimit të antibiotikëve ishte 71% dhe rritej me kalimin e kohës. Vetëm recetat me makrolidë janë rritur nga 25% në vizitat midis 1996-1998, në 41% në vizitat midis 2008-2010, por edhe antibiotikë të tjerë kanë arritur shifrat 35%. Për 15 vjet CDC u ka kërkuar mjekëve të ndalojnë përshkrimin e recetave me antibiotikë  për bronkitin akut dhe në vitin 2005 një matje bërë nga Healthcare Effectiveness Data and Information Set (HEDIS) - një nga metodat më të përdorura gjerësisht për vlerësimin e performancës së menaxhimit shëndetësor - ka vendosur që norma e përshkrimeve duhet të reduktohet në zero. "Mjekët, sistemet shëndetësorë, vendim-marrësit dhe pacientët duhet të punojnë së bashku për të rritur përgjegjshmërinë në përdorimin e antibiotikëve."

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>