Kardiologji

qer172015

Bronkopneumopatia ostruktive: një faktor i rëndësishëm për vdekshmërinë nga infarkti

Sipas një studimi të zhvilluar në gati 15.000 persona mbi moshën 50 vjeç nga Bugie Lahusse dhe kolgët e departamentit të mjeksisë respiratore tek Spitali Universitar i Ohio-s në Belgjikë, tek pacientët me bronkopneumopati kronike ostruktive (Bpco) rreziku për vdekje nga infarkti (Scd) rritet përgjithësisht me 34% në krahasim me bashkëmoshatarët të cilët nuk e kanë këtë sëmundje dhe gati dyfishohet mbas 5 vitesh nga diagnoza, për tu trefishuar më pas tek të sëmurët me acarime të shpeshta. "(Scd) është një problem i rëndë për shëndetin por stratifikimi i rrezikut mbetet ende i vështirë edhe për shkak të mosidentifikimit të plotë të faktorëve të cilët e shkaktojnë-, shkruajnë autorët e studimit të publikuar te "European heart journal" duke shpresuar se këto rrezultate do të ndihmojnë që të vlerësohet rreziku i vdekjes nga infarkti të pacientëve të tyre në mënyrë më të përcaktuar, duke dhënë udhëzime për kërkime të mëtejshme mbi parandalimin tek të sëmurët me (Bpco). Parandalimi mund të mbështetet mbi përshkrimin e terapive me beta-bllokues, defibrilatorë që mund të implementohen (Icd) për të rregulluar rrahjet e zemrës, ose me përjashtimin e barnave të cilat zgjasin më tej intervalin Q-T të ciklit elektrik të zemrës si adrenalina, antibiotikët dhe antidepresivët-, hipotizojnë kërkuesit duke theksuar se "Bpco" është lidhur me një rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes nga infarkti në grupe të caktuara pacientësh të cilët janë të predispozuar për këtë sëmundje. "Por ky studim tregon se sëmundja ostruktive kronike është një tregues për rrezik vdekjeje nga infarkti tek të gjithë pacientët dhe se mundësitë për "Scd" rriten më shkallën e Vpco-, thekson Marieke Niemeijer, bashkautore e artikulli si dhe pasuniversitare te Depratamenti i epidemologjisë tek "Erasmus medical centre" në Rotterdam në Hollandë.
European Heart Journal First published online: 28 April 2015 doi:10.1093/eurheartj/ehv121


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>