Kardiologji

jan42017

Me rivaroxaban, më pak ri-shtrime në spital për hemorragji apo evente kardiovaskulare

Rivaroxaban dhe një inhibitor P2Y12 në monoterapi ose në terapi të dyfishtë antiagreguese (DAPT) është drejtpërdrejt i lidhur me një risk më të ulët vdekshmërie nga çdolloj shkaku dhe një risk më të ulët për shtrime të përsëritura nga efekte anësore, krahasuar me antagonistët e vitaminës K (VKA) + DAPT te pacientët me fibrilacion atrial që i janë nënshtruar angioplastikës. Këto janë rezultatet e publikuara në revistën "Circulation" nga një studim i koordinuar nga Michael Gibson profesor në Harvard Medical School në Boston.
Në trial morën pjesë 2.124 pacientë me fibrilacion atrial jo valvular të ndarë në mënyrë rastësore në grupe që të merrnin rivaroxaban bashkë me një inhibitor P2Y12 (Grupi 1); rivaroxaban me DAPT (Grupi 2) apo VKA me DAPT (Grupi 3). Indikatori fillestar i efikasitetit ishte vdekshmëria për të gjitha shkaqet ose shtrimi në spital për efekte anësore që i atribuohen pjesërisht hemorragjisë, shkaqeve kardiovaskulare dhe shkaqeve të tjera.
"5 - 8% e pacienteve që i nënshtrohen vendosjes së një stenti koronar kanë fibrilacion atrial. Te pacientët që i janë nënshtruar implantimit të një stenti të gjeneratës së parë, terapia e dyfishtë anti-agreguese është superiore krahasuar me antagonistët e vitaminës K. Ndërsa te pacientët me fibrilacion atrial, VKA është superiore ndaj DAPT në reduktimin e riskut për iktus ishemik.
Rezultati ishte asociimi i DAPT me VKA te pacientët me stent dhe fibrilacion atrial. Për fat të keq kjo strategji, shpesh e indikuar si terapi e trefishtë, lidhet  me norma hemorragjie mes 4% - 12% gjatë vitit të parë të trajtimit", shpjegon Gibson, i cili shton se nga rezultatet e studimit doli se rishtrimet që i atribuohen hemorragjive apo eventeve kardiovaskulare u reduktuan me të dyja strategjitë që përfshinin administrimin e rivaroxaban në krahasim me grupin e trajtuar me VKA", shkruajnë kërkuesit, duke nënvizuar se shtrimi në spital është një tregues i efikasitetit me sensibilitet më të madh por specifitet më të ulët në krahasim me kompozitën tradicionale të vdekshmërisë, infarktin miokardit dhe iktus.
Në një editorial shoqërues Deepak Bhatt nga Brigham and Women's Hospital Heart & Vascular Center në Boston, shkruan: "Kjo është një nga ato rrethanat e rralla ku një vlerësim post hoc është më domethënës se analiza primare, duke pasur një fuqi më të madhe statistikore dhe një indikator efikasiteti klinikisht më domethënës".

 

Circulation. 2016. doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.116.025783http://circ.ahajournals.org/content/early/2016/11/11/CIRCULATIONAHA.116.025783

Circulation. 2016. doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.116.025923http://circ.ahajournals.org/content/early/2016/11/14/CIRCULATIONAHA.116.025923


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>