Kardiologji

dhj22016

Kalciumi koronar te gratë me risk të ulët për sëmundja koronare është një indikator i riskut

Mes grave me risk të ulët për sëmundje aterosklerotike kardiovaskulare (ASCVD), kalcifikimet e arteries koronare lidhen si me një shtim të mundësive për të pasur ASCVD edhe me një përmirësim modest të saktësisë parashikuese të sëmundjes krahasuar me faktorët e zakonshëm të riskut. Në këtë përfundim del një studim i sapo publikuar në "Jama" dhe i prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Zemrës.

"Roli i kalciumit koronar (CAC) në strategjinë parandaluese te gratë me risk të ulët kardiovaskular nuk është ende i qartë", pohon një nga autoret e artikullit, Maryam Kavousi nga Erasmus University Medical Center në Roterdam. Ajo shpjegon se skanimi i sasisë së kalciumit koronar mundëson zbulimin e një arterioskleroze subklinike dhe se prania e kalciumit koronar te individët asimptomatikë lidhet me një rritje të mundësive për sëmundje koronare (CHD) dhe vdekshmëri për të gjitha shkaqet.

Për të thelluar argumentin, kërkuesit vlerësuan dobinë e mundshme të testit të kalciumit koronar të kryer me tomografi të kompjuterizuar në përcaktimin e riskut kardiovaskular te gratë me risk të ulët për sëmundje aterosklerotike. Në studim morën pjesë 6.739 gra me risk më të ulët se 7.5% për ASCVD në 10 vjet, të seleksionuara nga 5 koorta të gjera popullatash dhe të ndjekura për 7 deri në 11 vjet.  Mosha mesatare e koortës objekt studimi varionte nga 44 në 63 vjet dhe një ekzaminim i kalciumit koronar pozitiv ishte i pranishëm në 36% të kampionit. "Gjatë folloë up-it u verifikuan në total 165 evente ASCVD, prej të cilëve 64 evente kardiake akute fatale, 29 vdekje nga sëmundje koronare dhe 72 iktus", shkruajnë autorët, duke nënvizuar se në krahasim me mungesën e kalciumit koronar, prania e kalcifikimeve koronare lidhet me një shtim të riskut për ASCVD dhe me një kujdes më të madh prognostik, dobia e klinike e të cilave do të vlerësohet nga kërkime të mëtejshme.

 

JAMA. 2016 Nov 15. doi: 10.1001/jama.2016.17020
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27846641


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>