Kardiologji

dhj12017

Parandalimi i arrestit kardiak të menjëhershëm tek atletët. Ekzaminimet paraprake nuk ndihmojnë

Programet e diagnostikimit paraprak të rasteve me kardiopati të menjëhershme, nuk kanë rezultuar efikase në parandalimin e arrestit kardiak të papritur gjatë pjesëmarrjes në sporte garuese. Këto janë rezultatet e një studimi të sapo publikuar në New England Journal of Medicine, me autor kryesor Cameron Landry, nga Spitali i Sëmundjeve të Brendshme "St. Michael", në Universitetin e Torontos.
"Vdekja e papritur për shkak të problemeve kardiake gjatë ushtrimit të sporteve garuese është e rrallë. Shkaqet janë të ndryshme dhe më shumë se 80% e rasteve nuk identifikohen me ekzaminimet paraprake klinike dhe elektrokardiografike", shkruajnë kërkuesit, duke nënvizuar se rastet e arrestit kardiak të papritur (më të shtuara gjatë sporteve garuese) ndodhin në 0,76 raste për çdo 100.000 vjet/atlet, njësoj siç është vënë re në kërkimet e mëparshme. Duke përdorur bazën e të dhënave të Toronto Regional RescuNET për arrestet kardiake, autorët kanë identifikuar në mënyrë retrospektive të gjitha arrestet kardiake jashtëspitalore të ndodhura në persona nga 12-45 vjeç, gjatë garave sportive të zhvilluara në periudhën kohore 2009-2014. Gjatë gjashtë viteve të vëzhgimit kanë ndodhur 74 arreste kardiake: 16 gjatë zhvillimit të sporteve garuese dhe 58, gjatë zhvillimit të sporteve jogaruese.

"Kardiomiopatia hipertrofike dhe kardiomiopatia ventrikolare e djathtë aritmogjene kanë ndodhur në raste aq të rralla sa, në 16 rastet e arrestit kardiak të papritur në sportet garuese, rastet e kardiomiopatisë hipertrofike kanë qenë vetëm dy, ndërsa ato të kardiomiopatisë aritmogjene të barkushes së djathtë, as edhe një", ka thënë Landry, duke shpjeguar se vetëm tre raste të vdekjes së papritur për shkaqe kardiake gjatë garave sportive do të kishin qenë të identifikueshme gjatë ekzaminimeve paraprake. Këto të fundit mund të jenë plotësisht të paefektshme, pasi pjesa më e madhe e atletëve që vdesin papritur gjatë sportit, janë në kushte shëndetësore të  padiagnostikueshme me një ekzaminim paraprak. «Me fjalë të tjera, edhe nëse do t'i kishim ekzaminuar paraprakisht këta 74 atletë të pafat, në 97% të rasteve nuk do të kishim mundur ta evidentonim diagnozën», saktëson kërkuesi. Ai përfundon: «Arresti kardiak te të rinjtë, mbetet një arsye shkatërruese dhe duhen bërë ende shumë kërkime për të gjetur mënyrën se si të identifikojmë subjektet e rrezikuara".

NEJM 2017. Doi: 10.1056/NEJMoa1615710
http://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1615710


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>