Kardiologji

kor192017

Në profilaksinë kardiovaskulare nuk ndryshon risku për personat me dhe pa diabet

Në një popullsi reale, pacientët me diabet në trajtim me doza të larta statinash dhe acid acetilsalicilik, kanë shfaqur të njëjtin risk për evente kardiovaskulare me personat pa diabet me mungesë të sëmundjes koronare në angiografi. Në këtë përfundim ka dalë një studim i publikuar në "Diabetes Care" nga Kevin Olsen nga Department of CardiologyAarhus University Hospital në Danimarkë. "Pacientët me diabet janë në risk të lartë për sëmundje koronare. Fillimisht referohej se risku i tyre për infarkt miokardiak ishte i njëjtë me atë të pacientëve pa diabet me një histori infarkti miokardiak, por studimet e mëtejshme kanë sugjeruar se impakti i diabetit në riskun e ardhshëm për sëmundje koronare ishte i mbivlerësuar edhe nëse diabeti mbetej i lidhur me një rritje të riskut për infarkt, - shpjegon autori i cili më pas shton: - Një vlerësim adekuat i risqeve te pacientët me diabet është me rëndësi të madhe klinike dhe ekonomike; udhëzimet aktuale sugjerojnë një trajtim profilaktik me statina, aspirina dhe antihipertensivë për të reduktuar riskun e infarktit miokardiak te pacientët me diabet dhe me një ose më shumë faktorë risku për sëmundjen kardiake ishemike, ndër të cilat mosha e avancuar, seksi, historia familjare e sëmundjes kardiovaskulare të hershme, hipertensioni dhe hiperkolesterolemia".

Kërkuesit kanë dashur të vlerësojnë riskun e efekteve anësore kardiake te pacientë me dhe pa diabet, në kushte të mungesës së sëmundjes koronare pas angiografisë koronare. Një grup prej 93.866 pacientësh i bazuar në popullsinë e regjistruar në Western Denmark Heart Registry që i është nënshtruar angiografisë koronare nga 1 janari 2003 në 31 dhjetor 2012, është klasifikuar në bazë të pranisë ose mungesës së sëmundjeve koronare obstruktive dhe diabetit.
Rezultatet e studimit ishin vdekja, vdekja për shkaqe kardiake dhe infarkti miokardiak. Në total 12.544 pacientë kanë rezultuar me diabet në momentin e angiografisë koronare dhe gjatë follow-up-it që zgjati mesatarisht 4.1 vjet. Pacientët me dhe pa diabet, pa sëmundje koronare obstruktive, kanë paraqitur të njëjtin risk për vdekje, si tregues i efikasitetit të ndërhyrjes parandaluese te diabetikët. Pacientët me diabet pa sëmundje koronare ishin më shpesh të trajtuar me statina (75% kundrejt 46,0%) dhe aspirina (65,7% kundrejt 52,7%) në krahasim me pacientët pa diabet dhe sëmundje koronare.

 

Diabetes Care. 2017. doi: 10.2337/dc16-2388
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28596210


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>