sht202017
Vlera të larta të troponinës, ndonëse në normë, mund të tregojnë një rritje të riskut kardiovaskular
Sipas rezultateve të një rishikimi sistematik të publikuar në Journal of the American College of Cardiology, nivele të larta të troponinës kardiake, ndonëse akoma brenda vlerave të konsideruara normale, mund të përfaqësojnë një markator të shtuar risku të sëmundjes kardiovaskulare në veçanti për evente fatale.
Grupi i studimit i drejtuar nga Peter Willeit nga Medical University të Innsbruck, Austri, ka analizuar 28 studime prospetike afatgjata, me pacientë pa histori të sëmundjes kardiovaskulare për një total prej 154.052 pjesëmarrësish. Dhe ka zbuluar se individët që pozicionoheshin në të tretën më të lartë të gamës së niveleve të troponinës kardiake të identifikuara nëpërmjet dozave të troponinës kardiake T ose troponinës kardiake I me ndjeshmëri të lartë (hs-cTNT/CTNI) kanë treguar një shtim të riskut për evente fatale nga sëmundja kardiovaskulare me një probabilitet të sëmundjes koronare kardiake më të madh se thuajse 60% dhe një shtim kompleksiv të sëmundjeve kardiovaskulare më të lartë se 40% në krahasim me pacientët në të tretën më të ulët.
Lidhja midis niveleve të troponinës dhe sëmundjes fatale vazhdonte edhe pas rregullimit për faktorë të tjerë të riskut. Sa i takon endpoint i sëmundjes fatale, eksperimentuesit kanë zbuluar se lidhjet ishin dukshëm më të forta për studimet që matnin troponinën T në vend të troponinës I dhe në studimet e kryera në Amerikën e Veriut në krahasim me rajonet e tjera.
"Për t'u qartësuar më shumë rreth këtij kërkimi paraprak do të jetë i nevojshëm një thellim i mëtejshëm për të vlerësuar me krahasim direkt nëse dobia klinike e matjeve hs-cTnT dhe hs-cTnI varet nga gjenerimi i testit apo nga karakteristikat e pacientit ndër të cilat: mosha, seksi dhe treguesit e stresit miokardiak", shpjegojnë autorët. "Dobia klinike e testeve hs-Tn në rast të shtrirjes së tyre në popullatat asimptomatike pa sëmundje kardiovaskulare të njohura është në pjesën më të madhe e panjohur", shkruan në një editorial shoqërues Jennifer Ho, nga Massachusetts General Hospital të Boston. Redaktori nënvizon se si klasifikimi binar i pacientëve si "troponina-pozitive" ose "troponina-negative" është tashmë shumë i thjeshtë dhe nuk mund të konsiderohet domethënës; testet i hs-Tn duhet të konsiderohen me një vëmendje në rritje kundrejt shkaqeve që qëndrojnë pas çlirimit të troponinës.
J Am Coll Cardiol. 2017. doi: 10.1016/j.jacc.2017.05.062
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28750699
J Am Coll Cardiol. 2017. doi: 10.1016/j.jacc.2017.06.015
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28750700