Kardiologji

pri142020

Covid-19. Udhëzimet e kolegjit amerikan, për menaxhimin e implikimit të mundshëm kardiak

Kolegji Amerikan i Kardiologjisë (ACC) ka publikuar së fundi një buletin klinik për përballimin e implikimeve të para kardiake në epideminë aktuale të coronavirusit, Covid-19 (sëmundja nga coronavirusi 2019).
Udhëzuesi bazohet në raste klinike dhe "jep informacion mbi implikimet e mundshme kardiake që rrjedhin nga pandemi të ngjashme respiratore virale dhe ofron udhëzime të hershme klinike duke pasur parasysh pasigurinë aktuale në lidhje me Covid-19". Meqenëse "infeksionet virale si gripi mund të destabilizojnë dhe përkeqësojnë kushtet e zemrës", Covid-19 gjithashtu ka të ngjarë të ketë një ndikim me ashpërsi të ndryshme në individë të ndryshëm, në veçanti duke marrë parasysh indikacionet sipas të cilave, 40% e pacientëve me Covid-19 kanë një sëmundje kardiovaskulare ose cerebrovaskulare të nënshtresuar. Këta pacientë janë në rrezik të lartë për të pasur komplikime dhe/ose vdekje".

Komplikacionet kardiake akute nga Covid-19: 1) Komplikacionet kardiake të lidhura me Covid-19 përfshijnë aritmi dhe dëmtim akut kardiak. 2) Kushtet që mund të shkaktojnë komplikacione kardiake përfshijnë insuficiencën kardiake me fillim akut, infarktin e miokardit, miokarditin dhe arrestin kardiak, si dhe çdo sëmundje që paraqet një kërkesë më të lartë kardiometabolike te pacientët. 3) Komplikacionet kardiake Covid-19 shfaqen në përputhje me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (SARS), sindromën respiratore të Lindjes së Mesme (MERS) dhe analogët e gripit. 4) Kardiologët duhet të përgatiten për të ndihmuar specialistë të tjerë në menaxhimin e komplikacioneve kardiake te pacientët me Covid-19 të rëndë. 5) Ekipet e kardiologjisë dhe të kujdesit intensiv duhet të koordinojnë menaxhimin e pacientëve që kërkojnë mbështetje të qarkullimit ekstrakorporal me oksigjenim me membranë veno-venoz (VV) më shumë sesa veno-arterial (VA). 6) Duhet bërë ekokardiografi në rastet e insuficiencës kardiake, aritmisë, ndryshimeve elektrokardiografike (ECG) ose kardiomegalisë.

Udhëzimet ACC:

a) Covid-19 është një epidemi me lëvizje të shpejtë dhe me profil klinik të pasigurt; klinicistët duhet të jenë të gatshëm të udhëheqin zhvendosjet, kur të vihet në dispozicion informacion i mëtejshëm;

b) Covid-19 përhapet përmes spërklave dhe virusi mund të mbijetojë për periudha të konsiderueshme jashtë trupit; përmbajtja e tij dhe parandalimi i infektimeve me teknikat e shëndetit publik dhe strategjitë standarde personale për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse mbeten prioritare;

c) duhet të hartohen plane për të identifikuar dhe izoluar shpejt pacientët kardiakë me simptoma Covid-19 nga pacientë të tjerë, edhe në ambientin ambulator;

d) pacientët me sëmundje kardiovaskulare (CVD) janë më të rrezikuar për t'u prekur nga Covid-19 dhe kanë një prognozë më të keqe; këta pacientë duhet të informohen për rritjen e mundshme të rrezikut dhe të inkurajohen për të ndërmarrë masa paraprake shtesë të arsyeshme;

e) është e rëndësishme që pacientët me CVD t'iu nënshtrohen përditësimeve sa i përket vaksinimit, përfshirë vaksinën pneumokoksike, duke pasur parasysh rrezikun e shtuar të infeksionit bakterial sekondar; është gjithashtu i nevojshëm administrimi i vaksinës së gripit për të parandaluar një burim tjetër të etheve i cili fillimisht mund të ngatërrohet me infeksionin nga coronavirusi;

f) Subjektet në moshë më të madhe kanë më pak të ngjarë të paraqesin ethe, prandaj nevojitet një vlerësim i kujdesshëm i simptomave të tjera, si kollitja ose gulçimi;

g) në zonat me shpërthime aktive të Covid-19 mund të jetë e arsyeshme të zëvendësohen vizitat telefonike ose tele asistenca me vizita rutinë te pacientët me CVD të qëndrueshme;

h) për pacientët me CVD që jetojnë në zonat pa Covid-19 të përhapur, theksi duhet të vendoset te: rreziku i gripit, rëndësia e vaksinimit, larja e shpeshtë e duarve dhe respektimi i vazhdueshëm i të gjitha terapive të orientuara nga udhëzimet për gjendjen bazë kronike;

i) është e arsyeshme, në pacientët me Covid-19, ta bëjnë triazhin, në bazë të pranisë së patologjive themelore kardiovaskulare, diabetike, respiratore, renale, onkologjike dhe të tjera, në mënyrë që të vendosin trajtim përparësor;

l) mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm që simptomat klasike dhe paraqitja e infarktit akut të miokardit mund të kalojnë pa u vënë re në kontekstin e pandemisë nga coronavirusi, duke rezultuar në një nën-diagnostikim;
m) disa ekspertë kanë sugjeruar që përdorimi i rreptë i agjentëve të stabilizimit të pllakës sipas udhëzimeve mund të ofrojë mbrojtje shtesë për pacientët me CVD gjatë një shpërthimi të gjerë (statinat, beta-bllokuesit, frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës, acidi acetilsalicilik); megjithatë, përdorimi i këtyre barnave duhet të përshtatet për pacientët individualisht.

 

Acc. Covid-19 Clinical Guidance For the Cardiovascular Care Team. 2020 Mar 6.
https://www.acc.org/~/media/665AFA1E710B4B3293138D14BE8D1213.pdf


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>