Mjekësi e përgjithshme

jan232018

Autizmi. Acidi folik dhe vitaminat para dhe gjatë shtatzënisë, reduktojnë rrezikun

Marrja e shtesave me multivitamina ose acid folik para dhe gjatë shtatzënisë, shoqërohet me një rrezik më të ulët të çrregullimeve të spektrit të autizmit te fëmijët e lindur. Këtë e thotë një studim i publikuar në "JAMA Psychiatry".

"Duke pasur parasysh se shumë nëna, që i kanë marrë rregullisht vitaminat si para, ashtu edhe gjatë shtatzënisë, kanë fëmijë që zhvillojnë çrregullime të spektrit të autizmit, nevojiten shumë hulumtime të tjera mbi këtë temë", shkruajnë autorët, të cilët kanë kryer një studim kohorte që analizon të dhënat shëndetësore të organizatës Meuhedet, e cila u shërben 35% të izraelitëve nën moshën 15 vjeçare. "Këto zbulime kanë ndikimin e tyre në shëndetin publik, por ato nuk janë zgjidhje për të parandaluar autizmin", thotë bashkautori Stephen Levine (Departamenti i Shëndetit Mendor Komunitar, Universiteti i Haifës, Izrael), duke shpjeguar se sëmundja është shumë heterogjene dhe ka shkaqe komplekse gjenetike dhe mjedisore.

"Kemi ekzaminuar të dhënat e të gjitha lindjeve nga janari 2003 deri në dhjetor 2007 në disa intervale kohore: para shtatzënisë, nga 540 deri në 271 ditë para lindjes dhe gjatë shtatzënisë, pra, 270 ditë para lindjes", shpjegon studiuesi, duke theksuar se në 45,300 fëmijë të lindur nga 26,702 nëna të reja, 1,3% janë diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Rezultatet tregojnë se ekspozimi i nënave ndaj shtojcave multivitaminike ose acidit folik para dhe gjatë shtatzënisë, shoqërohet me një mundësi më të ulët për çrregullime të tilla mbi pasardhësin, krahasuar me jo ekspozimin. Analizat e veçanta të përdorimit të acidit folik dhe multivitaminave para konceptimit dhe gjatë shtatzënisë konfirmojnë një rrezik të reduktuar të çrregullimeve të spektrit të autizmit mbi fëmijën.

"Sidoqoftë, është e vështirë të dallosh efektet e ndryshme, pjesërisht sepse shumë multivitamina përmbajnë acid folik", theksojnë hulumtuesit. Levine përfundon: "Ky është një studim vëzhgues që nuk është në gjendje të ofrojë dëshmi të mjaftueshme për t'i këshilluar gratë që të marrin vitamina për të parandaluar autizmin".

JAMA Psychiatry 2018. doi:10.1001/jamapsychiatry.2017.4050
https://jamanetwork.com/journals/jamapsychiatry/article-abstract/2667432?redirect=true


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>