Mjekësi e përgjithshme

qer192018

Mikrokarcinoma papilare e tiroides. Praktika 20-vjeçare japoneze, që pjesa tjetër e botës nuk po e aprovon

Historia njëzetvjeçare se si një strategji aktive e mbikëqyrjes (AS) së mikrokarcinomës papilare të tiroides (PMC) me rrezik të ulët është pranuar në një spital në Japoni, ku kjo praktikë është njohur për herë të parë, mund të vlejë si një mësim edhe për pjesën tjetër të botës.

"Strategjia aktive e mbikëqyrjes u propozua fillimisht në spitalin "Kuma" në Kobe dhe tani është praktikuar nga pjesa më e madhe e endokrinologëve dhe kirurgëve pranë institutit, por pranimi i kësaj praktike ka kërkuar kohë", theksojnë autorët. "Pritet që ky informacion do të inkurajojë pranimin më të shpejtë të kësaj strategjie në spitale të tjera në Japoni dhe në mbarë botën", thonë ata, duke shtuar se kjo strategji menaxhimi rekomandohet nga Udhëzimet e Përbashkëta të Shoqatës Japoneze të Kirurgjisë Endokrine dhe Shoqatës Japoneze të Kirurgjisë së Tiroides. Edhe Shoqata Amerikane e Tiroides e ka rekomanduar këtë strategji në vitin 2015, por ka ende ngurrim për ta miratuar qasjen në SHBA, si dhe në pjesë të tjera të botës.

Studimi i raportuar nga Yasuhiro dhe kolegët ka përfshirë 4023 pacientë me diagnozë citologjike të PMC-së me risk të ulët në spitalin "Kuma" gjatë një periudhe 24-vjeçare, në periudhën tetor 1993-qershor 2016. Trendi në frekuencën e përdorimit të AS-së me kalimin e kohës është analizuar duke ndarë periudhën e studimit 24-vjeçar në pesë pjesë, sipas ndryshimit të frekuencës në përdorimin e saj: 1993-1997, 1998-2002, 2003-2006, 2007-2013 dhe 2014-2016. Frekuenca e përdorimit të AS-së në grupin aktual ishte gjithsej 65%. Frekuenca është rritur gradualisht nga 30% në 1993-1997 në 88% në 2014-2016, me një rënie të lehtë nga 51% në 1998-2002 në 42% në 2003-2006. Deri në vitin 2007, pacientët u shqyrtuan kryesisht nga kirurgët dhe frekuenca e përdorimit të AS-së ndryshonte shumë nga kirurgu në kirurg.

Që nga viti 2007, numri i pacientëve, strategjitë e trajtimit të të cilëve janë përcaktuar nga endokrinologët, është rritur dhe frekuenca e përdorimit të strategjisë së mbikëqyrjes për PMC-në me risk të ulët nga endokrinologët, ka qenë më e lartë se ajo e kirurgëve. Në spitalin "Kuma", pra, pranimi i AS-së për PMC-në me rrezik të ulët është rritur gradualisht gjatë periudhës studimore 24-vjeçare, por AS-ja nuk është pranuar në mënyrë të barabartë nga të gjithë mjekët. Parashikohet që këto ndryshime në pranimin e AS-së midis mjekëve, të ekzistojnë edhe në spitale të tjera. Megjithatë, "për shkak të dëshmive në rritje të sigurisë dhe superioritetit të AS-së, krahasuar me operacionin e menjëhershëm për këtë sëmundje brishtësuese, AS-ja pritet të pranohet sa më shpejt në spitale të tjera në Japoni dhe në mbarë botën", thonë autorët, gjithashtu, edhe për avantazhe të tjera, siç është reduktimi i komplikacioneve kirurgjikale dhe kostove për ndërhyrjen.

Sidoqoftë, përdorimi i AS-së ka rezultuar mesatarisht më i lartë mes endokrinologëve krahasuar me kirurgët (86% vs 58%, P <0.0001). Autorët vërejnë se ndryshimi mund të pasqyrojë faktin se pacientët me rrezik më të lartë iu referohen kirurgëve "dhe se shpesh, këta të fundit, në këto raste, nuk hezitojnë të rekomandojnë kirurgjinë". Shpjegime të tjera për "rezistencën" ndaj AS-së së PMC-së në SHBA vijnë nga specialistë amerikanë që punojnë në qendrat e mëdha onkologjike: mungesa e bioshënjuesve të besueshëm për të përjashtuar evolucionin e shpejtë të neoplazisë, përdorimi i matricave citologjike ende "rudimentare" për të krijuar klasifikimin e lezionit, preferenca e pacientit, nevoja për një ekip spitalor të nivelit të lartë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>