Mjekësi e përgjithshme

gus92019

Antikoagulantët janë të dobishëm në nefropati, por jo në fazat e avancuara

Në sëmundjen renale kronike në fazën e hershme, antikoagulantët e rinj oralë jo antagonistë të vitaminës K (NOAC) duket se janë të dobishëm për parandalimin e iktusit apo të tromboembolizmit, ndërkohë që në sëmundjen e avancuar, përfitimet nuk janë të qarta. Kjo është ajo që thonë Jeffrey Ha (Instituti "George" për Shëndetin Global, Australi) dhe grupi i tij i punës, në një rishikim të publikuar në "Annals of Internal Medicine".

"Efektet e terapisë antikoagulante orale në sëmundjen renale kronike janë të pasigurta. Për këtë, kemi vlerësuar përfitimet dhe efektet e kundërta të antagonistëve të vitaminës K dhe të antikoagulantëve oralë, jo antagonistë të vitaminës K, te të rriturit me sëmundje renale të fazës 3-5, përfshirë ata me sëmundje renale në fazë terminale, të varur nga dializa", thotë Jeffrey Ha.
Studiuesit shqyrtuan të dhëna nga 45 studime me përzgjedhje rastësore, që kanë testuar strategji të ndryshme antikoagulante orale te 34,000 pacientë me sëmundje renale kronike ose të varur nga dializa.
Kështu, NOAC-ët kanë rezultuar superiorë ndaj antikoagulantëve antagonistë të vitaminës K në parandalimin e iktusit dhe embolisë sistemike, te pacientët me fibrilacion atrial dhe sëmundje  renale në fazën e hershme. Megjithatë, te pacientët me sëmundje të përparuar ose në fazë terminale, ekspertët nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për të rekomanduar një përdorim të gjerë të të dyja klasave të antikoagulantëve, për të përmirësuar rezultatet. Ainslie Hildebrand (Universiteti i Albertës), Christine Ribic (Universiteti McMaster) dhe Deborah Zimmerman (Universiteti i Oktavës, Kanada), në një editorial shoqërues, kujtojnë praninë e dy studimeve në zhvillim e sipër, që duhet të japin udhëzime të mëtejshme mbi këtë temë.

"Derisa të jenë në dispozicion rezultatet e atyre punimeve, vendimi për të përdorur terapi antikoagulante te pacientët me sëmundje renale të stadit terminal, do të vazhdojë të kërkojë një qasje të personalizuar për të balancuar përfitimet dhe dëmtimet e mundshme", përfundojnë editorialistet.

 

Ann Intern Med. 2019. doi: 10.7326/M19-0087
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31307056

Ann Intern Med. 2019 Jul 16. doi: 10.7326/M19-1504
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31307054


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>