Kardiologji

jan152019

Udhëzimet e reja konfirmojnë lidhjen ndërmjet fibrilacionit atrial dhe demencës

Deklarata e parë e konsensusit mbi aritmitë dhe funksionin konjitiv, e paraqitur në takimin e vitit 2018 të European Heart Rhythm Association (EHRA), konfirmon se pacientët me fibrilacion atrial (FA) mund të kenë risk të reduktuar për demencë, nëse ndjekin një terapi me antikoagulantë oralë. Udhëzimet janë përgatitur së bashku nga EHRA-n, Heart Rhythm Society, Asia Pacific Heart Rhythm Society dhe Latin American Heart Rhythm Society e janë publikuar edhe në "Europace" dhe "Heart Rhythm". "Objektivi më i rëndësishëm që kishim, ishte ndërgjegjësimi i mjekut për ekzistencën e këtij problemi", shpjegon Nikolaos Dagres (Qendra e Zemrës, Leipzig, Gjermani), autor kryesor i dokumentit. Fibrilacioni atrial lidhet me një risk më të lartë për dëmtim konjitiv dhe demencë, edhe në mungesë të iktusit dhe risku i demencës rezulton më i lartë te pacientët me fibrilacion atrial të cilët marrin terapi të vonuar me vvarfarine, ose që nuk marrin terapinë e përshtatshme.

Disa prova sugjerojnë edhe që antikoagulantët e rinj oralë (NOAC) mund të ofrojnë një parandalim më të mirë të disfunksionit konjitiv, për lidhjen e tyre me norma më të ulëta të iktusit dhe variabilitet më të ulët terapeutik, edhe pse një efekt i tillë nuk është demonstruar ende. Autorët theksojnë se duke mos ekzistuar asnjë studim me përzgjedhje rastësore, që iu dedikohet rezultateve konjitive te pacientët me aritmi, pjesa më e madhe e provave janë marrë nga studime vëzhguese, rezultatet sekondare në studime të tjera me përzgjedhje rastësore ose janë opinione të ekspertëve.

Për pasojë, asnjë nga rekomandimet që gjenden në dokument nuk tregon atë që mjekët "duhet" apo "nuk duhet të bëjnë", por sugjerojnë atë "që mund të bëjnë". Një nga indikacionet kryesore për pacientët me fibrilacion atrial klinik është që çdo ndryshim aspekti, sjelljeje apo funksionaliteti që referohet nga pacienti ose nga familja duhet të këshillohet me mjekun për të kërkuar një vlerësim formal. Ndërmjet rekomandimeve të tjera, këshillohet që të merren në konsideratë NOAC, në vend të antagonistëve të vitaminës K kur antikoagulanti oral është përdorur për parandalimin e iktusit në fibrilacionit atrial. Përveç kësaj, te pacientët me fibrilacion atrial që menaxhohet me antagonistë të vitaminës K për një kohë të gjatë, mund të jetë e dobishme të ruajmë një kohë të gjatë të antikoagulimit në intervalin terapeutik për parandalimin optimal të demencës së filluar së fundmi. Sigurisht, nuk harrohet parandalimi, me kontrollin e duhanpirjes, hipertensionit, obezitetit, diabetit dhe apneas gjatë natës, si dhe të gjithë faktorëve të riskut.

 

Europace 2018. Doi: 10.1093/europace/euy046
https://doi.org/10.1093/europace/euy046


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>