Mjekësi e përgjithshme

nën172020

Antigjenet Hla dhe grupi i gjakut ndikojnë në ndjeshmërinë ndaj infeksionit Sars-CoV-2

Një studim i ri, i botuar në "Transplantation", ka arritur në përfundimin se antigjenet Hla mund të ndikojnë në infeksionin Sars-CoV-2 dhe evolucionin klinik të Covid-19 dhe konfirmoi që individët e grupit të gjakut A, janë më të rrezikuar nga infeksioni. "Ky hulumtim mund të ketë implikime të rëndësishme në identifikimin e individëve në rrezik më të madh për komplikacione, sepse ata kanë, gjenetikisht, armë imunologjike më pak efektive për t'u mbrojtur nga virusi. Indikacionet mund të jenë të dobishme si për kontrollin e përhapjes së sëmundjes dhe menaxhimin e prognozës së saj, ashtu edhe për strategjitë e planifikimit të vaksinimit, kur këto janë në dispozicion", thotë Antonio Amoroso, nga Universiteti i Torinos, autori i parë i studimit.

Për të sqaruar nëse reagimi imun ndaj virusit mund të ndikohet nga faktorë gjenetikë, studiuesit krahasuan frekuencat Hla dhe AB0 në 56.304 që kishin marrë transplant të organeve e pacientë të listës së pritjes dhe i krahasuan ato me praninë ose mungesën e infeksionit Sars-CoV-2 (265 pacientë ishin pozitivë për Covid). Kështu, shkalla e incidencës kumulative të Covid-19 ishte 0.112% në popullatën italiane dhe 0.462% te pacientët në listën e pritjes ose të transplantuar.

Analiza e të dhënave tregoi se varianti Hla i njohur si HLA-DRB1 *08 ishte më i shpeshtë te pacientët pozitivë ndaj Covidit (9.7% kundrejt 5.2% te jo pozitivët). Për më tepër, te pacientët pozitivë, prania e HLA-DRB1 *08 ishte e lidhur me vdekshmërinë (6.9% te të gjallët, krahasuar me 17.5% te të vdekurit). Analizat e parashikimit të lidhjes së peptideve treguan se alelet DRB1 *08 nuk ishin në gjendje të lidhnin asnjë prej peptideve virale me prirje të lartë. "Studimi sugjeron që ky variacion i veçantë gjenetik, i pranishëm në 6% të popullsisë italiane dhe më i shpeshtë në rajonet e Italisë Veriore (9%) sesa në Jug (3%), kryen më pak se variantet e tjera të Hla-ve, rolin e aktivizimit të sistemit imunitar në njohjen e coronavirusit", nënvizojnë autorët. Ekspertët gjithashtu konfirmuan se grupi i gjakut A ishte më i shpeshtë te pacientët pozitivë ndaj infeksionit (45.5%), sesa te pacientët negativë (39.0%).


Transplantation 2020. Doi: 10.1097/TP.0000000000003507
http://dx.doi.org/10.1097/TP.0000000000003507


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>