Mjekësi e përgjithshme

sht72021

Kanceri i zorrës së trashë, me fillim të hershëm. Duhet reduktuar përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve

Përdorimi i papërshtatshëm i antibiotikëve është i lidhur me një rrezik në rritje për kancer të zorrës së trashë, veçanërisht tek individët nën 50 vjeç, sipas një studimi të prezantuar në Kongresin Botëror të Kancerit Gastrointestinal, nga Shoqata Evropiane e Onkologjisë Mjekësore (ESMO). "Me sa dimë, ky është studimi i parë që e lidh përdorimin e antibiotikëve me shtimin e rrezikut për shfaqje të hershme të kancerit të zorrës së trashë, një sëmundje që është shtuar me të paktën 3% në vit gjatë dy dekadave të fundit", thotë nënshkruesja e parë, Sarah Perrott, nga Universiteti i Aberdeenit, Britani e Madhe, duke shtuar se ushqimi i padëshiruar, pijet me sheqer, obeziteti dhe alkooli ka të ngjarë të kenë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë rritje, por këto të dhëna nënvizojnë rëndësinë e shmangies së antibiotikëve të panevojshëm, veçanërisht te fëmijët dhe të rriturit e rinj.

Duke përdorur një bazë të dhënash të kujdesit parësor skocez që përmban të dhëna nga dy milionë pacientë, studiuesit përzgjodhën 7,903 individë me kancer kolorektal të përputhur me 30,418 vetë, pa neoplazi të intestinit të madh. Nga ata me kancer intestinal, 5,281 kishin kancer të zorrës së trashë, 2,622 të rektumit dhe 445 ishin nën moshën 50 vjeç. "Përdorimi i antibiotikëve lidhet me një shtim të rrezikut për kancer të zorrës së trashë në të gjitha moshat, me një kulm prej 49% nën 50 vjeç, në krahasim me 9% të vërejtur në mbi të 50-tat", shkruajnë autorët, duke specifikuar se te të rinjtë, përdorimi i antibiotikëve lidhet me shfaqjen e neoplazive në zorrën e djathtë, e cila përmban më shumë lëngje dhe për këtë arsye, mund të ketë një mikrobiomë të ndryshme nga zonat e tjera të intestinit të madh.
"Hapi tjetër do të jetë zbulimi nëse ekziston një lidhje midis përdorimit të antibiotikëve dhe ndryshimeve në mikrobiomë që mund ta bëjnë zorrën e trashë më të ndjeshme ndaj kancerit, veçanërisht te të rinjtë", vazhdon Perrotti, duke kujtuar se aktualisht nuk dihet nëse antibiotikët mund të shkaktojnë në mikrobiomë efekte që mund të kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi në zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë".


ESMO World Congress on Gastrointestinal Cancer - Ann Oncol. 2021;32(suppl 3):SO-25
https://www.annalsofoncology.org/issue/S0923-7534(21)X0008-7


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>