Mjekësi e përgjithshme

nën92021

Covid-19 dhe antibiotikët. Provat aktuale nuk justifikojnë përdorimin në terapinë standard

Azitromicina nuk është trajtim efektiv për Covid-19 dhe nuk dihet ende nëse mund të përdoren antibiotikë të tjerë për të menaxhuar infeksionin, sepse të dhënat nuk janë të mjaftueshme. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer për Cochrane Library. Në testet laboratorike, azitromicina kishte reduktuar aktivitetin viral dhe inflamacionin, ndaj po hetohej si një trajtim i mundshëm për Covid-19. Natyrisht, nevojitej prania e provave thelbësore të efektivitetit të tij përpara se ta administrohej në trajtimin e infeksionit Sars-CoV-2, sepse një përdorim i tepërt ose jo i duhur i antibiotikëve mund të çojë në rezistencë", shpjegon Maria Popp, nga Spitali Universitar Wuerzburg, në Gjermani, autore kryesore e punimit.

Ekspertët kanë bërë kërkime në MEDLINE, Ambase, ClinicalTrials.gov, WHO ICTRP, medRxiv, CENTRAL dhe Who COVID-19 për të identifikuar studimet e përfunduara apo që po zhvillohen ende, deri më 14 qershor 2021 dhe gjetën 11 punime që kishin në qendër antibiotikët për kurimin e Covid-19, për një numër të përgjithshëm prej 11,281 vetësh. Të gjitha kërkimet u përqendruan veçanërisht tek azitromicina. Nëntë studime e krahasuan këtë antibiotik të vetëm, pa asnjë trajtim tjetër, me placebon ose terapinë e zakonshme. Dy studime krahasuan azitromicinën me një antibiotik tjetër, përkatësisht linkomicinën dhe klaritromicinën, megjithatë ata nuk raportuan të dhëna të përdorshme në rishikim dhe për këtë arsye, rezultatet vlejnë vetëm për azitromicinën. Shtatë studime përfshinin njerëz me Covid-19 të moderuar deri në të rëndë të cilët ishin shtruar në spital dhe katër studime përfshinin pacientë ambulatorë me Covid-19 të lehtë. Punimet përdorën doza të ndryshme azitromicine dhe kohëzgjatje të ndryshme trajtimi.
Kështu, studiuesit thanë se ishin të sigurt se rreziku i vdekjes në pacientët e shtruar në spital me Covid-19 pas 28 ditësh, nuk u reduktua nga trajtimi me azitromicinë. Përveç kësaj, ata vunë në dukje se, bazuar në provat me siguri mesatare, pacientët e shtruar me sëmundje të moderuar dhe të rëndë ka të ngjarë të mos kenë përfituar nga azitromicina e përdorur si trajtim potencial antiviral dhe antiinflamator për Covid-19, sa i përket përkeqësimit ose përmirësimit klinik. Në mjedisin ambulator, aktualisht ka prova me siguri të ulët se azitromicina mund të mos ketë efekt të dobishëm për njerëzit me Covid-19. Nuk ka asnjë provë të disponueshme nga studimet me përzgjedhje rastësore dhe të kontrolluara për antibiotikë të tjerë si trajtim antiviral dhe antiinflamator në menaxhimin e Covid-19.

Autorët theksojnë se asnjë studim nuk raportoi ngjarje të padëshiruara jo të rënda, probleme me ritmik kardiak apo me cilësinë e jetës. Për më tepër, ata thonë se kanë gjetur 19 studime që janë në zhvillim dhe që po vlerësojnë antibiotikët në menaxhimin e Covid-19 dhe thonë se do të përditësojnë punimin nëse gjetjet e këtyre studimeve ndryshojnë konkluzionet dhe do të vazhdojnë të kërkojnë studime të reja për të mbushur çdo boshllëk.
"Dëshmitë tona nuk sugjerojnë që azitromicina është një trajtim efektiv për Covid-19, veçanërisht duke pasur parasysh rrezikun e rezistencës antimikrobike. Sipas vlerësimeve tona, azitromicina (ose çfarëdolloj antibiotiku tjetër) nuk duhet të përdoret për trajtimin e Covid-19 jashtë studimeve të mirëprojektuara", përfundojnë autorët.


Cochrane Database of Systematic Reviews 2021. Doi: 10.1002/14651858.CD015025
https://doi.org/10.1002/14651858.CD015025


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>