dhj102021
Covid-19. Testi i ri përmirëson trajtimin e pacientëve në terapinë intensive. Ja, si funksionon
Një studim i publikuar në Microbiology Spectrum përshkruan një test novator që është në gjendje të përcaktojë shpejt diagnozën e pneumonisë bakteriale dhe që mund të jetë shumë i dobishëm në terapinë intensive ku trajtohet Covid-19. "Pneumonia, nga pikëpamja e ndikimit klinik është shumë e rëndësishme, si në rastin e pneumonisë së fituar në komunitet, domethënë jashtë spitalit, ashtu edhe në spital", shpjegon Maurizio Sanguinetti, nga Spitali Universitar A. Gemelli IRCCS dhe Universiteti Katolik, si dhe president i Shoqatës Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive (ESCMID). "Pneumonia bakteriale është gjithashtu një komplikacion impenjativ i Covid-19 për mjekët në njësitë e terapisë intensive".
Studiuesit zbatuan dhe testuan praktikueshmërinë e një paneli testimi, të quajtur FilmArray pneumonia plus (FA-PP), si për diagnostikimin, ashtu edhe për menaxhimin e terapisë antimikrobike të pneumonisë bakteriale te pacientët e shtruar në terapinë intensive me Covid-19. Testi mundëson vlerësimin e pranisë së 27 patogjeneve, duke e dhënë përgjigjen brenda një deri në dy orësh dhe gjithashtu ofron informacion mbi praninë e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, duke theksuar praninë e shtatë gjeneve rezistente ndaj antibiotikëve. Ekspertët analizuan 212 mostra respiratore nga 150 pacientë me pneumoni bakteriale të dyshuar, duke përdorur si metodat standarde të kujdesit (testet e ndjeshmërisë ndaj kulturës dhe antimikrobike), ashtu edhe testin e panelit FA-PP. Etiologjikisht, 120 mostra ishin pozitive me të dyja metodat, dy mostra ishin pozitive të kulturës, por FA-PP negative dhe 90 ishin negative me të dyja metodat. Krahasuar me testet standarde të kujdesit, paneli FA-PP mund të jetë me vlerë të madhe në menaxhimin e pacientëve Covid-19 në rrezik për të zhvilluar pneumoni bakteriale në terapinë intensive. Ne presim studime të mëtejshme në një shkallë më të gjerë për të konfirmuar dobinë e tij në përmirësimin e rezultateve të pacientëve me Covid-19", përfundojnë autorët.
Microbiology Spectrum 2021. Doi: 10.1128/Spectrum.00695-21
https://doi.org/10.1128/Spectrum.00695-21