Mjekësi e përgjithshme

jan52022

Tumori i pankreasit. Një sërë simptomash mund të ndihmojnë për diagnostikimin e hershëm

Në një studim të ri të botuar në British Journal of General Practice, grupi i punës i Weiqi Liao-s në Universitetin e Oksfordit, Britani e Madhe, ka identifikuar një sërë simptomash të lidhura me kancerin e pankreasit, përfshirë dy simptoma të panjohura më parë, përkatësisht ndjenjën e etjes dhe ngjyrën e errët të urinës. Megjithëse pjesa më e madhe e simptomave nuk janë specifike për kancerin e pankreasit dhe mund të kenë si shkak gjendje të tjera beninje, studiuesit zbuluan se pacientët e diagnostikuar me kancer pankreatik kishin më shumë gjasa të përjetonin disa nga këto simptoma jo specifike një vit para diagnozës.

"Këto gjetje të reja do të na japin mundësi të hetojmë më tej për të kuptuar simptomat që sugjerojnë praninë e kancerit të pankreasit. Kjo do t'i ndihmojë mjekët e përgjithshëm të marrin vendime për çdo test urgjent, veçanërisht kur pacientët kanë disa simptoma në dukje jo specifike", thotë Liao. Studiuesit analizuan të dhënat e 24,236 pacientëve të diagnostikuar me kancer pankreatik në Angli në periudhën 2000-2017, duke përdorur një bazë të gjerë të dhënash elektronike, duke kërkuar simptomat e pacientëve në periudha të ndryshme përpara diagnozës së kancerit dhe duke i krahasuar me ato të pacientëve të tjerë që nuk ishin diagnostikuar me kancer pankreatik. Verdhëza dhe hemorragjia në stomak ose zorrë ishin dy simptomat serioze më të lidhura me diagnozën e adenokarcinomës duktale pankreatike (PDAC), lloji më i zakonshëm i kancerit të pankreasit dhe neoplazisë neuroendokrine pankreatike (PNEN), një formë më e rrallë e kancerit të pankreasit.


Analiza e të dhënave ka dhënë mundësi për identifikimin e 23 simptomave që lidhen me diagnozën e PDAC-së: zverdhje të lëkurës, gjakderdhje në stomak ose zorrë, probleme me gëlltitjen, diarre, ndryshim në rutinën intestinale, të vjella, dispepsi, masë abdominale, dhimbje abdominale, humbje në peshë, kapsllëk, feçe të yndyrshme, fryrje abdominale, të përziera, gazra, urth, temperaturë, lodhje, humbje oreksi, kruajtje, dhimbje shpine, etje dhe urinë në ngjyrë të errët. Dy të fundit janë simptoma që më parë nuk dihej se ishin karakteristike për PDAC-në. Nëntë simptoma: zverdhja e lëkurës, gjaku në jashtëqitje, diarreja, ndryshimi në rutinën intestinale, të vjellat, dispepsia, masa abdominale, dhimbja e barkut dhe rënia në peshë, janë lidhur me PNEN-në.


British Journal of General Practice 2021. Doi: 10.3399/BJGP.2021.0153
http://doi.org/10.3399/BJGP.2021.0153


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>