Mjekësi e përgjithshme

mar52024

Epidemitë infektive. Stigma mbi komunitetet e prekura

Epidemitë e sëmundjeve infektive lidhen me një stigmë themelore, që mund të ketë efekte negative mbi personat dhe komunitetet e prekura dhe mbi kontrollimin e epidemive. Stigma mund të përcaktohet si mohimi i pranimit social të një individi, apo grupi për shkak të një tipari, që quhet diskreditues nga komuniteti, apo shoqëria e tyre. Kjo stigmë mund të pengojë përpjekjet për kontrollimin e epidemive, duke ushqyer frikë, duke ulur nivelin e zbatimit të masave parandaluese (përfshirë edhe vaksinimin), duke i shkurajuar individët në kryerjen e kërkimeve mbi shëndetin, të tilla si kërkimet e testeve dhe trajtimeve, si edhe duke reduktuar aderimin ndaj kurave. Prandaj, matja e stigmës në mënyrë të standardizuar dhe të vërtetuar në fillim të një epidemie është thelbësore për kontrollin e sëmundjes.

Autorët kanë hetuar shkallët ekzistente të përdorura për vlerësimin e stigmës gjatë epidemive. "Në literaturë janë përshkruar ndërhyrje të ndryshme për reduktimin e stigmës", theksojnë studiuesit. Megjithatë, pa shkallë të qëndrueshme stigmatizimi, është e vështirë të përcaktohet se ku janë më të nevojshme këto ndërhyrje dhe të vlerësohet efikasiteti i tyre në kontekstin e epidemisë. Rezultatet, që lidhen me 41 studime, të cilat përshkruajnë 43 shkallë stigme të lidhura me sëmundje epidemike, tregojnë se janë zhvilluar shkallë të ndryshme, por shumë pak prej tyre janë përdorur më shumë se një herë, janë vërtetuar në mënyrën e duhur, apo janë testuar në kontekste të ndryshme patologjike dhe gjeografike. Më tej u zbulua se zakonisht, shkallët zhvilloheshin shumë ngadalë në fillim të epidemisë për të qenë informative dhe janë publikuar mesatarisht 2 vite pas rastit të parë të një epidemie. "Prandaj, duhet një shkallë stigmatizimi shumë e zhvilluar dhe e transferueshme për vlerësimin dhe adresimin e reagimeve ndaj stigmës gjatë epidemive të sëmundjeve infektive. Me qëllim optimizmin e zbatimit dhe dobishmërisë, një shkallë stigme duhet të jetë e disponueshme për publikun dhe të përdoret në studime gjatësore, në ato para dhe pas ndërhyrjes, sesa të kufizohet në përdorimin e tërthortë. Nga ana tjetër, rezultatet e këtij studimi duhet të përhapen me efikasitet te politikëbërësit, te reaguesit dhe te komunitetet e prekura, të cilat mund të japin informacione mbi zbatimin e ndërhyrjeve për të minimizuar stigmën. Si përfundim, vlerësimi i shpejtë dhe metodologjikisht i vlefshëm i stigmës është një aspekt thelbësor dhe i nevojshëm në mënyrë urgjente për reagimin ndaj epidemisë.

Kjo analizë tregon një sërë përmirësimesh lehtësisht të zbatueshme, që mund të bëhen në hartimin, vërtetimin dhe përdorimin e shkallës së stigmatizimit të epidemisë.

Emerg Infect Dis. 2024;30(3):519-529. doi: 10.3201/eid3003.230934.
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/38407230/


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>