Mjekësi e përgjithshme

kor152014

"Choosing Wisely" pesë gabimet më të shpeshta të gastroenterologëve

Edhe gastroenterologët mund të bëjnë gabime.
Në fakt, në "Choosing Wisely", është bashkuar edhe Shoqata Amerikane e Gastroenterologëve (AGA) duke siguruar një listë me 5 procedurat kryesore që duhet të shmangen si të panevojshme të kushtueshme dhe shpesh të dëmshme.
1) Në mjekimin e pacientëve me refluks gastroezofageal, terapia antisekretore afatgjatë (me frenues të pompës protonike ose me antagonistë të H2-receptorit) duhet të vendoset doza minimale për të arritur qëllimet terapeutike. Por rrisku më i madh i uljes së dozës apo pezullimit të terapisë antacide është shtimi i simptomave. Kështu vendimet për terapinë mbajtjes duhet të kenë më shumë për ndikimin në cilësinë e jetës së pacientit se sa në kontrollin e sëmundjes. 2) Në subjektet me rrisk të mesëm mos përsërisni screening për kancer kolorektal ( me asnjë metodë) për dhejtë vite pasi kolonoskopia e fundit ka rezultuar negative. Ky është intervali i rekomanduar për të rriturit e moshës 50 vjeç, pa ndonjë rritje të rrezikut për neoplazi.  3) Të mos përsëritet kolonoskopia për të paktën 5 vjet në pacientët të cilët kanë patur një ose dy polipe adenomatozë të vegjël (<1 cm) pa displasia të shkallës së lartë të hequr tërësisht nga kolonosckopia. Sipas udhëzimeve të Evidence Based Medicine (EBM) në këto raste një kolonoskopi kontrolli duhet të bëhet 5 deri 10 vjet pas polipektomisë fillestare. 4) Për një pacient me një diagnozë të ezofagut Barret, në të cilën një endoskopi e dytë ka  konfirmuar mungesën e displazisë, testimi rutinë nuk duhet të kryhet më herët se 3 vjet, siç është përcaktuar në udhëzimet. Pa displasi rreziku i kancerit është shumë i ulët dhe ndryshimet qelizore ndodhin shumë ngadalë. 5) Për një pacient me sindromin  zorrës së irrituar (apo dhimbje barku funksionale, sipas kritereve të ROMA III) CT-scan nuk duhet të përsëritet vetëm në qoftë se ekzistojnë ndryshime sinjifikative në në shenjat apo simptomat klinike. Kjo sepse skaneri abdominal jep shumë rrezatim X dhe ky rrezatim është cilësur si faktor rrisku për neoplazi. Për shkak të kësaj, por edhe për koston e lartë që CT ka, ky ekzaminim duhet të kryhet vetëm në ato raste kur jep informacion të nevojshëm dhë që ndikon në trajtimin e mëtejshëm të pacientit.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>