News

qer232014

Choosing wisely, pesë procedurat që duhen shmangur në hepatologji

Edhe hepatologjia është përfshirë në listën e disiplinave të nismës "Choosing Wisely".  Shumë shoqata shkencore tashmë kanë hartuar vet "Top 5 list" e tyre (e cila është një seri me 5 procedurat që duhet të shmangen, të cilësuara si të panevojshme, të kushtueshme dhe jo rrallë të dëmshme për pacientin). Përveç shoqërive të tjera shkencore ekzistuese listës i është shtuar edhe American Association for the Study of Liver Diseases (AASLD). Ja "të ndaluarat": 1) Mos të kryhet ezofagogastroduodenoskopi (EGDS), me qëllim parandalimin e hemorragjisë fillestare në pacientët me cirrozë të kompensuar dhe me varice të vogla ezofageale kur nuk shihen shenja të kuqe të trajtuara me beta-bllokues jo-selaktivë. Edhe pacientët që nuk i përmbushin kriteret për rrezik të lartë gjakderdhjeje dhe pacientët të cilët kanë varice të mesme apo të mëdha, por që kurrë nuk kanë bërë gjakderdhje u janë dhënë beta-blokues por nuk është e nevojshme të ndiqen me endoskopi. 2) Pas një epizodi fillestarë në të cilin ka një faktor nxitës, nuk duhet të vazhdohet trajtimi për encefalopati hepatike. Nëse faktori në fjalë është i mirë kontrolluar (infeksione të përsëritura, hemorragji nga variçet) ose nëse funksioni hepatikë dhe të ushqyerit është përmirësuar, terapia profilaktike nuk të ndërpritet. 3) Të mos përsëritet testi për matjen e ngarkesës virale në rastet me  hepatit C jashtë terapisë antivirale. Testet sasiore me ndjeshmëri të lartë të HCV-ARN së janë të përshtatshme në kohën kur duhet vendosur diagnoza dhe si pjesë e terapisë antivirale. Në të kundërt rezultatet e testit nuk ndryshojnë as menaxhmentin e as rrjedhojat e sëmundjes. 4) Mos të kryhen CT scan apo IRM( rezonancë magnetike) rutinë për monitorimin e lezioneve fokale beninje nëse nuk ka ndryshime sinjifikative klinike apo simptomatike. Pacientët me lezione hepatike beninje (me përjashtim të adenomës hepatoqelizore) që nuk kanë sëmundje të mëlçisë dhe kanë demonstruar stabilitet klinikë dhe imazherikë nuk kanë nevojë për ekzaminime radiologjike të përsëritura. 5)Të mos merren transfuzione rutinë të plazmës së freskët dhe të trombociteve përpara kryerjes së paracentezave abdominale ose përpara ligaturave endoskopike të variceve. Testet e koagulimit nuk pasqyrojnë rrezikun për gjakderdhje në pacientët me cirozë dhe ndërlikimet hemorragjike të këtyre procedurave janë të rralla.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>