Kardiologji

gus262014

Choosing Wisely, edhe për kardiologët një listë me pesë "jo"

Në mesin e shumë shoqatave shkencore që marrin pjesë në "misionin" e "Choosing Wisely " është edhe Kolegji Amerikan i Kardiologjisë (ACC) që ka hartuar - në formën e paralajmërimeve - listën e 5 procedurave kryesore të kryera shpesh, por që duhet të shmangen, si të panevojshme, të shtrenjta dhe ndonjëherë të rrezikshme.
 1) Mos kryeni ekzaminime imazherike kardiake stresi (Scintigraphy, Spect, Pet) ose të avancuara jo-invazive (TC, IRM) në vlerësimin fillestar të pacientëve pa simptoma kardiake vetëm nëse nuk ka shënja të rrezikut të lartë. Screening tek subjektet asimptomatike ose me rrezik të ulët përfaqëson deri në 45% të testimimeve të panevojshme. Testi duhet të kryhet vetëm në prani të: diabetit tek pacientët më të vjetër se 40 vjet, sëmundje periferike arteriale, rrezik vjetor të ngjarjeve të koronaropatisë  me më shumë se 2%.
2) Mos bëni çdo vit imazheri kardiake stresi ose të avancuar jo-invazive si pjesë e rutinës së follow-up tek pacientët asimptomatik. Kjo praktikë rrallë përkthehet në një ndryshim të rëndësishëm në menaxhimin e pacientit, përkundrazi mund të çojë në procedura invazive të panevojshme dhe me ekspozim të tepërt ndaj rrezatimit pa ndonjë ndikim të shfaqur tek outcomes. Përjashtimi i vetëm: pacientët që i janë nënshtruar një operacioni bypass prej më shumë se pesë vjetësh.
3) Mos bëni imazheri kardiake stresi ose të avancuar jo-invazive me qëllim vlerësimin preoperator tek pacientët që do i nënshtrohen kirurgjisë jo-kardiake me rrezik të ulët (p.sh., kataraktit). Këto teste nuk e ndryshojnë menaxhimin klinik dhe prognozën e pacientit, dhe vetëm shkaktojnë rritje në shpenzime.
4) Mos kryej testin e ekokardiografisë si rutinë e follow-up tek të rriturit me sëmundje valvulare të lindura ose asimptomatike në mungesë të ndryshimeve të shenjave ose simptomave. Pacientët me anomali valvulare të lindura zakonisht janë asimptomatikë vite para se të shfaqet një përkeqësim. Për këtë arsye nuk është e rekomanduar kryerja e një ekokardiografie çdo vit, vetëm nëse nuk është e justifikuar nga ndryshime në statusin klinik.
5) Mos kryej stentting të lezioneve gjatë ndërhyrjes koronare perkutane(PCI) për infarkt miokardiak me mbinivelim ST (STEMI) të pakomplikuar dhe hemodinamikisht të qëndrueshëm. Përndryshe mund të ketë një rritje të vdekshmërisë dhe komplikime, pa shtimin e përfitimeve.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>