gus122014
Choosing wisely: 5 procedura të papërshtatshme për otorinolaringologët
Një numër i madh shoqatash shkencore janë duke u bërë pjesë e iniziativës "Choosing wisely". Edhe ata kanë deklaruar një listë procedurash të kryera zakonisht por të panevojshme, të kushtueshme, dhe nganjëherë të dëmshme, këtë javë shtohet edhe American Academy of Otorinolaringology - Head and neck Surgery Foundation.
Ja pra " Top 5 list" e shkruar nga otolarinolaringologët amerikanë:
1) Mos përshkruaj një CT kranial / encefalik për humbje të papritur të dëgjimit. Ekzaminimi është i shtrenjtë, ekspozon pacientin ndaj rrezatimit dhe nuk ofron informata të dobishme për të përmirësuar menaxhimin fillestar; mund të jetë i përshtatshëm në rast shenjash fokale neurologjike, riliev anamnestik të traumës ose sëmundjesh kronike të veshit.
2) Mos përshkruaj antibiotikë në rrugë orale për otorre akute të pakomplikuara në pacientë të nënshtruar ndaj timpanostomi me tub drenazhi. Antibiotikët oral kanë efekte të rëndësishme anësore dhe nuk ofrojnë një mbulim të përshtatshëm të baktereve që shkaktojnë shumicën e episodeve në krahasim me produktet e përshkruara në rrugë topike. Për më tepër duke mos i përshkruar mund të zvogëlohet përhapja e rezistencës antibiotike dhe rreziku i infeksioneve oportuniste.
3) Mos përshkruaj antibiotikët oral për një otit të jashtëm akut të pakomplikuar. Arsye të vlefshme janë ato të pikës 2.
4) Mos kërko si rutinë imazheri- radiografi për pacientët që plotësojnë kriteret diagnostike për rinosinozit akut të pakomplikuar (deri në 4 javë sekrecione purulente hundor shoqëruar nga pengimi të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe hundës, dhimbje-presion- enjtje në fytyrë). Imaging mund të jetë i përshtatshëm në pacientë me rinosinozit akut të komplikuar ose me komorbilitet të predispozuar për komplikacione ose në pacientë që dyshohen për një diagnozë alternative.
5) Mos pyet për një CT ose një IRM në pacientë që ankohen kryesisht një disfoni para se të ekzaminojnë laringun. Vlerësimi me pasqyrë ose përmes fibrave optike janë metoda kryesore për vlerësimin e pacientëve me disfoni, ndërsa imaging është i panevojshëm në shumicën e rasteve. Pas një laringoskopie është i justifikuar një thellim diagnostik nëpërmjet diagnostikës për imazhe në dy raste: paraliza të kordave vokale ose prani e nje mase ose nje lesioni ndaj laringut.