nën102014
Choosing Wisely në geriatri, lista e pesë praktikave të gabuara
Në shoqërinë perëndimore, e dominuar nga plakja e popullsisë, merr një rëndësi të veçantë " Top 5 List " e American Geriatrics Society (AGS) e cila pasi aderoi në "Choosing Wisely" hartoi një listë të praktikave të cilësuara midis geriatrëve si procedura që duhen shmangur, të panevojshme, të shtrenjta dhe ndonjëherë të rrezikshme.
1) Mos rekomandoni sonda nazogastrike perkutane në pacientët me demencë të avancuar në vend të të ushqyerit të asistuar nga goja. Kjo e fundit jep rezultate të njëjta për risqe (vdekje, pneumoni aspirative) dhe përfitime(të gjendjes funksionale, rehatisë së pacientit) ndërsa sondat janë të lidhura me axhitimin dhe përkeqësimin e ulçerave të dekubitusit.
2) Mos përdorni antipsikotikët si barna të linjës së parë për të trajtuar simptomat psikologjike të demencës. Këta pacientë janë agresivë ose të pabindur për trajtim, por antipsikotikët të përshkruar shpesh në raste të tilla, japin përfitim të kufizuar dhe mund të shkaktojnë dëme të rënda, duke përfshirë iktusin dhe vdekjen e parakohshme. Përdorimi i tyre duhet të jetë e rezervuar për rastet kur masat jo-farmakologjike kanë dështuar dhe për pacientët që paraqesin rrezik të vazhdueshëm për veten apo të tjerët.
3) Shmangni përdorimin e barnave për të arritur vlera të HbA1c <7.5%; në shumicën e njerëzve mbi 65 vjeç në përgjithësi është e preferueshme për një kontroll të moderuar. Nuk ka asnjë dëshmi që kontrolli i shpeshtë glicemik në moshat e mëdha me diabet tip 2 është i dobishëm, madje është treguar se ajo prodhon norma të larta të hipoglicemisë. Target të arsyeshëm mund të jetë: 7,0-7,5% në personat e shëndetshëm, 7,5-8,0% për personat me komorbiditet të moderuar dhe jetëgjatësi të pritshme <10 vjet, dhe 8,0-9, 0% nëse jetëgjatësia është më e shkurtër.
4) Mos përdorni benzodiazepinat ose të tjerë qetësues-hipnotikë si terapi e linjës së parë për pagjumësi apo axhitacion. Studime në shkallë të gjerë tregojnë se rreziku i aksidenteve automobilistike, rëniet dhe frakturat pelvike të cilat çojnë në exitus të pacientit dyfishohen në rastin e personave të moshuar të cilët i marrin këto barna.
5) Mos përshkruani antibiotikë për të trajtuar një bakteriuri, përveç rasteve kur pacienti shfaq simptoma specifike të traktit urinar. Studimet kohort kanë treguar se në gratë dhe burrat më të vjetër, bakteriuria asimptomatike nuk është lidhet me rezultate negative ndërkohë që trajtimi nuk ofron përfitime madje mund të jap efekte anësore, përjashtim bëjnë rastet kur pacienti duhet ti nënshtrohet procedurave urologjike.