Focus

sht182014

Pacientët kërkojnë më shumë ekzaminime seç u nevojiten

Në Shtetet e Bashkuara, rreth tre të katërtat e mjekëve pranon se testet e panevojshëm dhe procedurat e papërshtatshme janë një problem serioz për sistemin e kujdesit shëndetësor amerikan.
Këtë na e tregojnë rezultatet e një sondazhi telefonikë i kryer nga ABIM foundation, promovues i inisiativës "Choosing wisely". Në këtë drejtim, rreth 1 mjek në 5 (21%) thanë se ishin në dijeni të fushatës - nisur dy vjet më parë - për të nxitur shoqëritë e ndryshme shkencore të shkruajnë " Top5 List" mbi procedurat për tu shmangur të cilat janë cilësuar si të panevojshme, të shtrenjta dhe shpesh të dëmshme. "Choosing Wisely tashmë ka arritur pothuajse çdo specialitet mjekësor", shpjegon Richard Baron president i ABIM foundation. "Sonadazhi tregoi se si mjekët të cilët njohin iniciativën kanë më pak të ngjarë të përshkruajnë ekzaminime dhe procedura të panevojshme (44% kundrejt 37% e atyre që nuk kanë dëgjuar kurrë rreth fushatës)." Nga anketa gjithashtu rezultoi se rreth 3 mjekë në 4 (73%) pohojnë se frekuenca e testeve dhe procedurave të panevojshme është një problem "shumë" ose "disi" seriozë, dy të tretat (66%) besojnë se kanë një përgjegjësi të madhe në për të siguruar pacientët që të mos kryejnë testime të panevojshme.  Megjithatë përshtypja është se ka ende shumë punë për të bërë: sipas të anketuarve shpesh janë pacientët që këmbëngulin dhe kërkojnë ekzaminime të papërshtatshme dhe shumë mjekë vazhdojnë tia plotësojnë kërkesat. Në veçanti, gati gjysma e bluzave të bardha (47%) thonë se pacientët kërkojnë një test të padobishëm të paktën 1 herë në javë, gati 3 nga 4 të anketuar thonë se një mjeku përshkruan një ekzaminim të panevojshëm të paktën 1 herë në javë dhe, më në fund, më shumë se gjysma e klinicistëve (53%) thotë se edhe kur ata e dinë se një test apo ekzaminim është i panevojshëm përsëri e përshkruajnë po njëlloj në rastin e insistimit të pacientit.
 Prandaj është e qartë se problemi i përshkrimit të testeve të papërshtatshme dhe recetave vlen jo vetëm për mjekët por edhe pacientët. "Thinking differently " është nisma e re e ABIM foundation e cila mëson pacientët të "mendojnë ndryshe" dhe të kërkojnë sqarim kur mjeku thotë se një ekzaminim i kërkuar është i padobishëm. Qëllimi: Të zgjidhet problemi i pacientëve që kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme analiza të panevojshme.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>