sht102014
Faktet mjekësore të 2013, nga Choosing wisely tek Angelina Jolie
Në pritje të bilancit mbi risitë dhe të rejat që 2014 ka sjell, i hedhim një sy asaj që viti i shkuar na paraqiti. Për shumë njerëz 2013 ishte viti i Angelina Jolie, dhe e deklaratës publike besuar faqeve të New York Times, në të cilën ajo shpjegoi vendimin e saj për t'iu nënshtruar mastektomisë profilaktike bilaterale pas rezultateve të testit gjenetik dhe historisë familjare për kancer mame.
Debati që e pasoi nxorri në pah nevojën për mjekësi parandaluese për të vënë në theksin e duhur mbi preferencat individuale të çdo pacienti, dhe të sigurohen që të njohin dhe të kuptojnë plotësisht situatën e tyre - me të gjitha paqartësitë e rastit - para se të bëjnë një zgjedhje. Midis risive të tjera të vitit 2013 për mjekësinë padyshim spikat iniciativa "Choosing Wisely" realizuar nga sa më shumë se 17 shoqata mjekësore amerikane për të zvogëluar përdorimin e ekzaminime, recetave dhe procedurave të panevojshme dhe potencialisht të dëmshme, veçanërisht në pacientët asimptomatike (të cilët shpesh nuk është e lehtë ti diferencosh nga njerëzit e shëndetshëm). E nisur në vitin 2012, fushata ka prodhuar gjatë vitit 2013 jo më pak se 90 rekomandime mbi ekzaminimet që nuk duhen bërë, duke përfshirë për shembull " të mos kryen ekokardiografi nën stres në pacientë asimptomatikë të cilët sipas testit kanë një rrezik të ulët për sëmundje koronare" ose "të mos kryen tomografi të kompiuterizuara (CT scan) në fëmijët me trauma të vogla koke". Pas dekadash të gjata në të cilat kujdesit shëndetësor amerikan është shquar nga një paragjykim në dobi të "bërjes", 2013 ka shënuar edhe pozicionimin e Joint Commission kundër 5 terapive të përdorura në mënyrë të papërshtatshme ose të tepruar, me efekte negative në shëndetin e pacientëve dhe cilësinë e kujdesit: antibiotikët kundër ftohjet, por edhe transfuzionet, tuba timpanostomie për otitis media tek fëmijët, induksion i hershëm i lindjes (edhe në mungesë të indikacioneve mjekësore) dhe stente kardiakë. Risi tjetër e rëndësishme ishte edhe publikimi i edicionit të pestë të manualit diagnostikë dhe statistikor të çrregullimeve mendore DSM-5, i diskutuar gjerë e gjatë nga shumë operatorë të shëndetësisë (diskutime të nisura edhe kohë më parë) se ai mund të nxjerrë në pah një trendi, tashmë në akt, i cili konsiston në vënien e një diagnoze psikiatrike edhe për njerëzit krejtësisht të shëndoshë.
Shumë kritika shkaktoi botimi në nëntor të 2013 i udhëzuesve të rinj të përgatitura bashkërisht nga
American Heart Association dhe
American College of Cardiology për parandalimin kardiovaskular, në bazë të një algoritmi për llogaritjen e rrezikut që mund të përfundojnë duke promovuar përdorimin e statinave edhe në grupet e popullsisë, ku rreziqet mund të jenë më të mëdha se përfitimet.
Në drejtim të mjekimeve dhe barnave- jo pa kritika të forta - shkoi edhe vendimi i marrë nga
American Medical Association (votuar në qershor në konventën vjetore), për të përcaktuar obezitetin një sëmundje në vetvete, që kërkon veprim të menjëhershëm për të përmirësuar terapitë dhe parandalimin. Në këtë kuptim, vendimi i Tom Hanks për të bërë publik diagnozën e tij për diabetit tip 2, ka ndihmuar për të përcjellë mesazhin e rëndësishëm që çdo kush mund të jetë viktimë e kësaj sëmundje, pavarësisht që ka një peshë normale dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.