Mjekësi e përgjithshme

sht242014

Leuçemia limfoide kronike: efektiv trajtimi me ibrutinib

Krahasuar me ofatumumab, ibrutinibi përmirëson mbijetesën globale dhe të lirë nga  avancimi por edhe shkallën e përgjigjes në rastet e leuçemisë limfoide kronike ose  limfomë limfocitike me qeliza të vogla tashmë të trajtuara.
E pohon Peter Hillmen i St. James's institute of oncology në Leeds, Britani e Madhe, koordinator i Resonate, një trial multicentrik rastësor i Fase 3 botuar në New England Journal of Medicine. "Me kohën trajtimi i leuçemisë limfoide kronike, LLC ka evoluar nga monoterapia me agjentë alkilantë të kemioimunoterapisë me një përmirësim gradual të mbijetesës në krahasim me trajtimin me kurat pa komponentin imunologjik" thotë kërkuesi britanik duke kujtuar se trajtimi i sëmundjeve të përsëritura shpesh përfshin rregjime që kanë ofatumumab, një bar i rekomanduar nga udhëzimet aktuale si një opsion terapeutik në pacientët e trajtuar më parë me leuçemi limfoide kronike. "Por zgjatja e mbijetesës mbetet prioritet dhe për këtë qëllim janë zhvilluar barna si ibrutinib, një inhibitor oral i tirosinë kinasi e Bruton, një enzimë esenciale në modulimin e sinjaleve hyrëse nga receptori i  antigjenit të qelizave B e rëndësishme për mbijetesën dhe përparimin e tumoreve limfocitë B të pjekur" rithotë Hillmen që në bazë të rezultateve të shkëlqyera të një studimi në Fase 2 ka filluar Resonate një trial krahasimi ibrutinib dhe ofatumumab tek pacientët me leuçemi limfoide kronike përsëritëse ose e fortë ose linfomë linfocitike me qeliza të vogla. E pra, pas një follow-up mesatar prej 9,4 muajsh ibrutinib ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme mbijetesën e lirë nga progresione, atë globale dhe përqindjen e përgjigjes e cila u rrit nga 4%  me ofatumumab në 63%.
Dhe Robin Foa, kërkues i Departamentit të Hematologjisë në universitetin La Sapienza të Romës komenton në një editorial: "Duke pasur parasysh se kundërshtarët e receptorit të qelizave B janë duke ndryshuar peizazhin e trajtimit e leuçemisë limfoide kronike, zbatimi i kësaj strategjie terapeutike duhet të përcaktohet. Për shembull, në cilët nëngrupe të pacientëve është më efikase? Është më mirë bari i vetëm ose në kombinim? Nëse është e nevojshme dhënia afatgjatë, cilët do të jenë efektet anësore më vonë? Rezistenca ndaj trajtimit apo shpenzimet do të ndikojnë në përhapjen dhe qëndrueshmërinë e kujdesit? Dhe në fund, për shkak të pritshmërive që barna të tilla si ibrutinib kanë ndjellur, çështja e një qasjeje të barabartë në trajtimin për pacientët nga e gjithë bota do të duhet të ballafaqohet me ndërgjegje".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>