Mjekësi e përgjithshme

dhj232014

Adoleshenca, mosha kur nis përdorimi i psikotropëve

Gratë i drejtohen barnave psikotrope më shumë sesa burrat. Mes adoleshentëve janë vajzat ato që abuzojnë më shumë duke i përdorur ndryshe nga përshkrimet e mjekut.
Një e dhënë e tillë del nga studimi "Dimensioni gjinor në përdorimin jo-mjekësor të barnave me recetë në Evropë e Mesdhe" (Dimensione di genere dell'uso non medico di farmaci da prescrizione in Europa e nel Mediterraneo) e financuar nga qeveria italiane dhe e udhëhequr nga grupi ''Pompidou'', që mblodhi informacione në 17 vende (Qipro, Çeki, Egjipt, Francë, Gjermani, Greqi, Irlandë, Izrael, Itali, Liban, Lituani, Maltë, Marok, Serbi, Holandë, Tunizi dhe Uells). Dhe rezultatet e nxjerra janë këto: ndër personat nga mosha 18 deri në 64 vjeç, 24% e grave dhe 15% e burrave janë përgjigjur se përdorin ose kanë përdorur barna psikotrope. Mosha mesatare e përdorimit të parë është 30 vjeç për të dyja gjinitë. Te personat në moshë 14 deri 19 vjeç mesa duket janë vajzat ato që abuzojnë më shumë me substancat psikotrope, pra duke i përdorur jo sipas përshkrimit të mjekut. Mosha e abuzimit të parë është rreth 14 vjeç për vajzat dhe 15 për djemtë, ndërsa marrja e këtyre lëndëve të shoqëruara me alkool ndodh afërsisht në të njëjtën periudhë, edhe pse djemtë kanë një prirje më të madhe për të konsumuar.  Sipas Antonio Clavenna-s, farmakolog në institutin Mario Negri në Milano, duhet bërë një dallim mes barnave: ''Nga këndvështrimi epidemiologjik, prania e simptomave depresive apo ankthit është më e madhe te gratë dhe kjo reflektohet në shtimin e përdorimit të barnave që i luftojnë këto simptoma".
Por, çfarë duhet të bëjmë për të luftuar abuzimet? Sipas Clavenna-s, "duhen qasje të ndryshme në varësi të gjinisë, sepse abuzimet janë të ndryshme përsa i takon barnave dhe modaliteteve të marrjes. Për vajzat duhet treguar një vëmendje e madhe ndaj vështirësive të përshtatjes së ndryshimeve që ndikojnë gjatë rritjes, ndërsa për djemtë rreziku i abuzimit ndodh shpesh për shkak të kërkimit të eksperiencave të reja.
Në përgjithësi abuzimi ndodh me të gjitha barnat, produkt i një qëndrimi kulturor që i konsideron ato si kurë për të gjitha sëmundjet. Edukimi duhet filluar nga shkollat meqë adoleshentët janë ndër grupet më të rrezikuara. Nuk janë të pakta rastet kur në shtëpi ata përdorin barnat që iu janë përshkruar prindërve nga mjeku, ose ndajnë stimulues me shokët e klasës".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>