Mjekësi e përgjithshme

mar262015

Kohëzgjatja e ushqimit me gji tek fëmijët, reflektohet tek inteligjenca

Sipas një studimi tek "The Lancet global health" një periudhë më e gjatë e të ushqyerit me gji të fëmijës bashkangjitet me një nivel inteligjence më të lartë (IQ) në moshë të rritur, një shkollim më të mirë  dhe fitime më të larta në punë. " Efekti i ushqimit me gji tek zhvillimi cerebral dhe tek inteligjenca është shumë i njohur por efektet e tij në moshë madhore nuk janë dhe aq të qarta-, thotë Bernardo Lessa Horta i Universitetit Federal të Pelotas në Brasil bashkautor i artikullit. " Në kundërshtim me kërkimet e mëparshme, të kritikuara sepse nuk kishin dalluar statusin socio-ekonomik të nënës nga efekti i ushqimit me gji, studimi i fundit, në pjesën e popullit të studiuar prej nesh, nuk ishte më midis femrave të shkolluara dhe me rendiment të lartë ekonomik por i shpërndarë në mënyrë të barabartë midis klasave shoqërore-, shpjegon kërkuesi. Horta dhe kërkuesit kanë vëzhguar gati 6.000 fëmijë të lindur në Pelotas në vitin 1982 duke marrë informacione mbi të ushqyerin me gji në periudhën e parë foshnjore. Mbasi i ka nënshtruar pjesmarrësit ndaj një testi inteligjence në moshën 30 vjecare kërkuesit kanë marrë të dhëna mbi rrezultatet shkollore, të ardhurat personale dhe familjare në momentin e lindjes, mbi nivelin e shkollimit të prindërve, mbi duhanpirjen, mbi tipin e lindjes dhe mbi peshën në momentin e lindjes, duke marrë të gjitha informacionet e nevojshme nga ana e pak më shumë se gjysma e pjesmarrësve (3.493 persona). Rrezultatet tregojnë një bashkëveprim direkt të kohëzgjatjes e të ushqyerit me gji, me fëmijët në moshë të rritur, nivelit të inteligjencës, shkollimit dhe fitimeve. " E thënë ndryshe, sa më shumë foshnja ushqehet me gji aq më të larta do jenë përfitimet në moshë madhore-, vazhdon autori duke hipotizuar se mekanizmi i këtij efekti, mund të jetë raporti i lartë i qumshtit të nënës me acide yndyrore saturike (Dhas) të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin cerebral. Në një artikull komentues Erik Mortenses i Universitetit të Kopenhagenit në Danimarkë shkruan: " Për herë të parë një studim sugjeron që efektet e të ushqyerit me gji mbi zhvillimin njohës, janë më të theksuara në moshë të madhe, gjithsesi para se të bëhen përfundime nevojiten studime të tjera konfirmuese -, përfundon Mortensen.

The Lancet Global health Volume 3, No. 4, e199-e205, April 2015 DOI: 10.1016/S2214-109X(15)70002-1

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>