pri292015
Serotonina dhe depresioni: tregtimi i një "Miti"
Sipas një artikulli të publikuar te "British medical journal" nga David Healy professor psikiatrie te "Hergest psychiatric unit of Bangor" Mbretëri e Bashkuar,ekziston bindja se depresioni varet nga përqëndrime të ulëta të serotoninës cerebrale dhe se produktet farmaceutike për të rritur nivelin e saj janë efikase. "Produktet farmaceutike që ndalojnë rritjen e serotoninës të njohur ndryshe edhe si (SSri) kanë hyrë në përdorim në fund të vitit 1980-, rikutjon Healy. Mbas shqetësimeve të lindura në fillimin e viteve 80 kundrejt varësisë që mund të shkaktonte ky lloj produkti si qetësues, kompanitë farmaceutike kanë filluar tregtimin e Ssri si antidepresivë edhe pse efikasiteti i tyre ishte më i ulët në krahaism me tricikliket e vjetra, duke shitur më tepër idenë se mbrapa shfaqjeve të ankthit, depresioni kishte rrënjë më të thella. "Një sukses i habitshëm, lidhur me idenë se Ssri duke sjellë në nivele normale serotoninën cerebrale, jo vetëm që zgjidhnin një çekuilibër kimik por gjithashtu kuronin depresionin-, thotë kërkuesi duke theksuar se në vitin 1990 askush nuk e dinte nëse Ssri-të e rrisnin ose reduktonin nivelin e serotoninës, fakt që edhe sot nuk është i qartë. Fenomeni se të rrisësh nivelin e ulët të serotoninës shërben për të kuruar depresionin i jep mjekëve dhe kompanive farmaceutike një mënyrë të lehtë për të bindur pacientët. "Për të cilët ideja për të korrigjuar një anomali kimike, kishte fuqinë e nevojshme për të hequr dyshimet që të merrnin një qetësues-, thotë Healy, duke theksuar se në sektorë të tjerë përmirësimet tek produktet që dilnin në treg vëzhgoheshin nga viti në vit. Por ky nuk është rasti i barnave, terapitë e fundit mund të arrijnë shitje shumë të larta edhe pse janë më pak efikase se trajtimet e kohëve të fundit. "Meqë kërkimi në fushën cerebrale ofron mundësi të mëdha për të nxjerrë cfarëdo loj thashethemi, kemi nevojë të kuptojmë më mirë gjuhën që përdorim. Deri tani mirupafshim serotoninë dhe falemindrit për gjithçka-, përfunon Healy.
BMJ. 2015 Apr 21; 350:h1771. doi: 10.1136/bmj.h1771