Mjekësi e përgjithshme

maj132015

Trasplanti i veshkave tek pacientët me HIV: prognoza e ngjashme me subjektet e pa infektuar

Pacientët HIV pozitiv të cilët i janë nënshtruar trasplantit të veshkave kanë një prognozë më të mirë se ata me hepatit C ose me të dyja llojet e infeksioneve, kjo sipas një studimi të bërë në Universitetin e Pensilvanisë nga Deirdre Sawinski dhe i publikuar tek "Kidney international". Kërkuesit kanë analizuar gjëndjen e shëndetit të 124.035 subjekteve të cilët kanë pësuar një transplant veshke midis viteve 1996 dhe vitit 2013, duke zbuluar se mbijetesa prej tre vitesh tek pacientët me HIV ishte 89%, shumë e ngjashme me 90% e vëzhguar tek pacientët e pa infektuar. Në të kundërt, mbijetesa prej tre vitesh e regjistruar tek pacientët me hepatit C ishte 84% dhe ajo e personave të cilët ishin të infektuar nga të dy viruset ishte 73%. "Për të një transplant veshkash, individët HIV-pozitiv duhet të kenë një sasi virale jo të dukshme por e njëjta kërkesë është edhe për individët me hepatit C-, shpjegon autorja. Ndërkohë vetëm një e katërta e qëndrave për transplant në SHBA e ofrojnë si shërbim transplantin e veshkave për personat të cilët janë HIV-pozitiv, që janë në numër më të ulët se rastet me hepatit C. "Këto të dhëna sugjerojnë se pacientët me HIV kanë një reputacion të pamerituar për një prognozë post-trasplant më të keqe se ata të cilët nuk janë të infektuar siç e tregon studimi ynë dhe rrjedhimisht duhet të presin më gjatë për një organ nga një dhurues-, vazhdon Sawinski, professor i asociuar tek U-Penn. "Shpresa jonë është se këto rrezultate të interpretohen në mënyrë që të rriten transplantet e veshkës për pacientët HIV-pozitiv, duke stimuluar dhe komunitetin shkencor të përqendrohet tek ç'rrënjosja e hepatitit C tek pacientët mbartës në fazën para-transplant-, thekson kërkuesja duke rikujtuar se udhëzuesit aktual rekomandojnë transpalntin e vëshkës si trajtim të përzgjedhur  tek pacientët me hepatit C. "Së fundmi me aprovimin e barnave të reja antivirale me aksion të drejtpërdrejt me hepatitin C, do të jetë vërtet e mundur të hiqet virusi para ose menjëherë mbas transplantit-, përfundon nefrologia.

Kidney Int. 2015 Mar 25. doi: 10.1038/ki.2015.7


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>