Mjekësi e përgjithshme

maj192015

Sigmoidoskopia për kancerin kolorektal: përfitimet dhe dëmet

Duhet gati një dekadë për të shmangur një vdekje prej kancerit të kolon rektusit, sipas një meta-analize të publikuar tek "British medical journal" nga John Boscardin i Divizionit të Gjeriatrisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisco. Skaneri me sigmoidoskopi ka treguar se redukton vdekshmërinë e lidhur me neoplazi kolorektale por mund të ketë edhe efekte anësore të rënda siç janë dhimbjet, ndërlikimet kardiake, ndërlikimet e veshkave ose të aftësive njohëse nga lëvizja e lëngjeve në zonat e ndryshme të trupit për përgatitjen intestinale. "Diferenca midis përfitimeve dhe dëmeve është se disa prej tyre shfaqen shumë vonë dhe disa të tjerë shfaqen menjëherë-, thekson kërkuesi. Meqë pacientët me një pritshmëri të ulët jete janë më të ekspozuar ndaj dëmeve të menjëhershme të skanerit dhe gjithashtu kanë mundësi shumë të dobëta për të marrë përfitime prej tij, udhëzimet rekomandojnë që ky lloj skaneri të bëhet tek ata persona të cilët kanë shpresa më të mëdha për të mbijetuar kështu që të gëzojnë dhe përfitimet prej tij. Pyetja që shtrohet është kjo: sa kohë i duhet skanerit me sigmoidoskopi për të reduktuar vdekshmërinë nga kanceri kolorektal? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetje kërkuesit kanë zhvilluar një meta-analizë mbi studimet e ndryshme mbi mbijetesën, duke llogaritur kohën e nevojshme për reduktimin e vdekshmërisë prejt tumorit të zorrës së trashë mbas skanerit retosigmoidoscopik. Për këtë qëllim autorët, mbas një rishikimi të kujdesshëm, kanë seleksionuar katër studime për një total prej 460.000 pacientësh midis moshës 50 dhe 74 vjeç, duke zbuluar se skaneri për çdo 1000 pacientë, ndryshe nga çdo ekzaminim tjetër ka penguar 0.3 vdekje prej kancerit të kolon rektusit në një hark kohor prej 5 vitesh dhe 1.2 vdekje në 10 vjet. "duke u nisur nga këto të dhëna ndjejmë nevojën që t'u rekomandojmë skanerin me sigmoidoscopi vetëm tek ata pacientë të cilët kanë shpresë për të jetuar më gjatë se një dekadë-, përfundon Boscardin. Në një artikull komentues Hermann Brenner, professor epidemologjie te "German cancer research center of Heidelberg" kundërshton duke thënë se: Meqë vdekshmëria prej kancerit të kolon rektusit shtohet me kalimin e moshës, tek personat e moshuar të cilët nuk i janë nënshtruar skanerit, koha për të përfituar prej diagnozës fillestare me sigmoidoscopi mund të jetë më e shkurtër se 9.4 vitet e vlerësuara-. 

BMJ 2015; 350:h1662. doi: 10.1136/BMJ.h1662 
BMJ 2015; 350:h2029. doi. 10.1136/bmj.h2029


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>