Në teori Pacienteve të mastektomizuara për kancer në gji duhet t'i nënshtrohen terapisë rrezatuese post-mastektomike (Pmrt) nëse tumori rezulton ipërhapur në katër ose më shumë nyje limfatike të afërta. Sipas një artikulli të publikuar tek (Journal of American College of Surgeons) vetëm 65% e femrave të kandiduara mund t'i nënshtrohen këtij trajtimi. " Për të arritur në këto përfundime kemi ekzaminuar gati 57.000 raste të kancerit të gjirit-, thotë Quyen Chu profesor kirurgjie te Universiteti Shtetëror i Luisianës dhe koordinator i studimit, duke kujtuar se terapia rezatuese post-mastektomike redukton rrezikun e përsëritjes duke shtuar mundësitë e mbijetesës midis pacienteve me neoplazi të përparuar në stadin N2 ose N3 sipas klasifikimit të (Joint committee on cancer). N2 do te thotë një përhapje midis katër ose nëntë nyjeve limfatike por jo të organeve të tjera, ndërsa N3 përfshin dhjetë të tilla ose më shumë. Kërkuesit kanë vlerësuar konformitetin me udhëzimet e trajtimit duke përdorur të dhënat e (National cancer data base) një projekt i përbashkët i Kolegjit Amerikan të kirurgëve mbi kancerin dhe të Komunitetit Amerikan të kancerit i cili mbledh 70% e të dhënave të rasteve me kancer në shtetet e bashkuara. " Në 2.720.000 rastë të pranishme në arkiv për kancerin e gjirit midis viteve 1998 dhe 2011-ës, 56.990 ishin N2 ose N3 dhe mbi këto raste janë verifikuar faktorët e lidhur me ekzekutimin ose jo të terapisë rrezatuese post-mastektomike-, vazhdon kirurgu. Rrezultatet shfaqin se karakteristikat socio-ekonomike si etnia, rendimenti, arsimi, sigurimet shoqerore, zona e qëndrimit dhe sëmundjet e vazhdueshme paragjykojnë përdorimin e radioterapisë mbas ndërhyrjes. " Në të kundërt faktorët që parashikojnë një pranim më të lartë të terapisë rezatuese post-mastektomike janë nënshtrimi i kimioterapisë, ripranimi në spital për ndërlikime brenda muajit të parë nga mastektomia, kohëzgjatja e periudhës së vëzhgimit dhe vdekshmëria mbas 30 ditësh nga ndërhyrja. " Sipas të dhënave tona nuk është e mundur të kuptosh nëse terapia rrezatuese post-mastektomike nuk zhvillohet sepse gratë e rrefuzojnë ose sepse nuk informohen, por nëse një pacienteje të mastektomizuar nuk i propozohet ky opsion, ajo vetë duhet të kërkojë arsyen mjekut-, përfudnon Chu.