Mjekësi e përgjithshme

maj252015

Ferritina cerebrale është një faktor parashikues për zhvillimin e Alzheimer-it

Prania e vlerave të larta të ferritinës lidhet me performance të dobta të aftësive njohëse dhe mund të identifikojë pacientët e prekur nga përkeqësimi i këtyre aftësive të cilët do të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit. Ky është përfundimi I një studimi të publikuar te "Nature Communications" me autor kryesor Scott Ayton I "Oxidation Biology Unit" në Universitetin Melbourne në Australi. "Një rritje e niveleve të hekurit në livelcerebral është vënë re më përpara tek pacientët me Alzheimer, por një lidhje midis përqendrimit të hekurit tek parenkima encefalike dhe përfundimet klinike të Alzheimerit nuk ishte vendosur ende-, shpjegon kërkuesi I cili bashkë me kolegët e tij ka analizuar në një hark kohor prej 7 vitesh lidhjen midis niveleve të ferritinës së gjetur nëë lëngun cerebrospinal të 302 personave të cilët ishin pjesë e "Alzheimer's Disease Neuroimaging Initiative", një studim grupi për këtë fenomen. "Ferritina është protein e trupit e cila përdoret pë mbledhjen e hekurit, aq sa përqendrimi I saj varet nga niveli I hekurit qelizor-, vazhdojnë autorët të cilët kanë hipotizuar se doza e vlerave të ferritinës te lëngu cerebrospinal, mund të ketë një dobishmëri klinike. Sipas logarive kjo hipotezë është e saktë: kërkuesit kanë zbuluar një lidhje negative midis liveleve të ferritinës dhe performancës së aftësive njohëse jo vetëm tek personat normal por edhe te subjektet me përkeqësim të lehtë dhe tek pacientët me sëmundje të Alzheimerit. Ayton dhe kolegët e tij kanë mundur të parashikojnë kalimin nga përkeqësimi I aftësive njohëse tek sëmundja e Alzheimerit në bazë të nivelit të ferritinës. "Kjo e fundit ka rezultuar se është e lidhur ngushtë me nivelet e apolipoproteinës, një biomarkator I sëmundjes së Alzheimerit-, shton më tej autori duke theksuar se ferritina ishte në nivele të larta edhe te mbartësit e variantit gjenetik të cilët ishin në rrezik për Alzheimer, APOE4. "Lidhja midis APOE4 dhe liveleve të hekurit cerebral mund të tregojnë mekanizmat e mundshme, midis të cilave ndryshimi I jep subjektit I cili është mbartës I rrezikut për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimer-it -, përfundon Ayton.
Nature Comm 2015. DOI: 10.1038/ncomms7760 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>