mar92018
Një mundësi e re për të luftuar humbjen e kujtesës gjatë Alzheimerit
Stimulimi magnetik transkranik i përsëritur dhe me frekuencë të lartë (RTMS) mund të jetë një metodë e dobishme për të luftuar humbjet e kujtesës te pacientët me sëmundjen e Alzheimerit.
"Humbja e kujtesës është një nga simptomat e para të sëmundjes së Alzheimerit dhe ne nuk kemi ende një terapi efikase për ta ndalur atë. Së fundi, është vënë re se zona kyçe për dëmtimin e kujtesës që në fillim të sëmundjes së Alzheimerit është prekuneusi, ndoshta për shkak të mekanizmave të zbërthimit brenda rrjeteve në shkallë të gjerë, të tilla si rrjeti i modalitetit të parazgjedhur (DMN)", thotë Giacomo Koch-u (Fondacioni Santa Lucia IRCCS, Romë), që ka udhëhequr grupin e studimit. Kërkuesit kanë vlerësuar efektet e RTMS-së që është aplikuar në prekuneus te 14 pacientë me sëmundjen e Alzheimerit në stad fillestar. Më tej, e kanë matur këtë parametrin e fundit nëpërmjet shkallës së vlerësimit: Alzheimer Disease Cooperative Study Preclinical Alzheimer Cognitive Composite.
RTMS-ja e prekuneusit ka shkaktuar një përmirësim selektiv, në kujtesën episodike, por jo në fusha të tjera konjitive. Analiza e sinjalit TMS, kombinuar me elektroencefalografinë (TMS-EEG) ka zbuluar një shtim të aktivitetit neural në prekuneus, një përmirësim të oshilacioneve të trurit në shiritin beta dhe një modifikim të lidhjeve funksionale mes prekuneusit dhe zonave ballore të mesme, në brendësi të DMN-së.
"Rezultatet tregojnë kështu se RTMS-ja e prekuneusit është një trajtim joinvaziv premtues për disfunksionin e kujtesës te pacientët që janë në fazat e para të sëmundjes së Alzheimerit. Ky përmirësim klinik pasohet nga modulimi i lidhjeve cerebrale, në mënyrë koherente me modelin fiziopatologjik të shkëputjes së lidhjes cerebrale, që është karakteristik në sëmundjen e Alzheimerit", përfundojnë autorët. Grupi i punës, paralelisht me studimin në lidhje me efektet neuro-riaktivizuese të RTMS-së, po bën edhe një studim në lidhje me përdorimin e RTMS-së si bioshënjuese në sëmundjen e Alzheimerit.
NeuroImage 2017. Doi: 10.1016/j.neuroimage.2017.12.048
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29277405