qer172015
Antikoagulantët tek pacientët me metastazë cerebrale
Sipas një studimi të publikuar tek revista "Blood", të sëmurët e kancerit me metastaza cerebrale të cilët zhvillojnë tromboembolinë venoze, mund ti nënshtrohetn terapisë antikoagulante pa rritur rrezikun e hemorragjisë intrakranike. Një hemorragji intrakranike shfaqet në gati 20% deri te 50% e pacientëve me tumor cerebral metastazik. Në studimin e ri Jeffrey Zwicker dhe kolegët e tij kanë testuar 293 pacientë me metastazë cerebrale të cilët i janë nënshtruar terapisë antikoagulante me enoxaparin, një heparin më peshë të ulët molekulare. Zwicker dhe kolegët e tij kanë vlerësuar pacientë me metastazë cerebrale për të vendosur nëse terapia me enoxaparinë lidhet me një rrezik më të lartë hemoragjie. Nga 293 pacientët me metastazë cerebrale të cilët kanë marrë pjesë në studim, 104 prej tyre janë trajtuar me enoxaparinë dhe 189 të tjerët janë caktuar tek grupi i kontrollit. Nëngrupimet e kancerit mbizotërues në studim ishin tumori i mushkërisë, kanceri i gjirit dhe melanoma. Përdorimi i acidoacetilsalicilikut ka rezultuar më i ulët në grupin e enoxaparinës në krahasim me grupin e kontrollit (4,8% vs 15,3%; P = .007). Kjo falë kujdesit që ka treguar mjeku i cili ka përshkruar recetën në dhënien e terapisë antitrombotike të dyfishtë (aspirinë dhe anticoagulant) thonë autorët. Trajtimi me enoxaparinë ndryshonte, me 76 pacientë (73.1%) të trajtuar me enoxaparinë 1mg/kg dy herë në ditë, 17 (16.3%) të cilët kanë marrë 1.5mg/kg një herë në ditë dhe 11 (10,6%) me trombocitopeninë ose insufiçencë të veshkave të cilëve u është dhënë një dozë e ulët. Në 88 pacientë (84.6%) trajtimi me enoçaparinë ka filluar mbas diagnozës së metastazës cerebrale. Hemorragjia intrakranike nuk ndryshonte mes dy grupeve. Në një hark kohor prej 1 viti, rastet me hemorragji intrakranike ishin në masën 19% në grupin e enoxaparinës dhe në masën 21% në grupin e kontrollit dhe pjesa më e madhe e hemorragjive ishim simptomatike në të dyja grupet. Rastet me hemorragji intrakranike totale ishin 44% në grupin e trajtuar me enoxaparinë dhe 37% në grupin e kontrollit (P.13). Për pacientët të cilët kanë eksperimentuar një hemorragji të lartë, ndërhyrja neurokirurgjike është nevojitur më shpesh në grupin e trajtuar me enoxaparinë në krahasim me grupin e kontrollit (25,0% vs 15,8%). Rreziku për hemorragji intrakranike ishte katër herë më i lartë në 60 pacientët me melanomë ose karcinomë me qeliza të veshkave në krahasim me 153 të prekurit nga tumori i mushkrive (HR I rregulluar 3.98; P<.001).