kor292015
Pagjumësia, terapia e sjelljes edhe në rastet e pranisë së patologjive të shumta
Sipas një studimi të publikuar te "Jama internal medicine" terapia e sjelljes, një trajtim jo farmakologjik i përdorur gjërësisht për të kuruar pagjumësinë, mund të funksionojë edhe tek pacientët tek të cilët shqetësimet e gjumit lidhen me patologji psikiatrike ose mjekësore. Një grup kërkuesish të "Rush university medical center" në Çikago të drejtuar nga Jason Ong kanë zhvilluar një rishikim sistematik të letërsisë mjekësore për të analizuar efikasitetin e terapisë së sjelljes për pagjumësinë tek pacientët me patologji psikiatrike të lidhura me varësinë ndaj alkolit, shqetësimin e stresit post traumatik, depresionin ose gjëndjet shëndetësore si dhimbja kronike, kanceri dhe fibromialgia. Për meta-analizën autorët kanë seleksionuar 37 studime me 2.189 pjesmarrës duke zbuluar se terapia e sjelljes me pagjumësinë lidhet me një reduktim të simptomave edhe tek subjektet të cilët kanë dy ose më shumë sëmundje njëkohësisht. "Në vlerësimin post-trajtim gati dyfishi i pacientëve të cilët i janë nënshtruar terapisë së sjelljes kishin probleme me rishfaqjen e simptomave-, shpjegon Ong, duke theksuar se terapia e sjelljes ka patur efekte positive edhe mbi patologjitë e ndryshme të cilat ishin të pranishme në të njëjtin individ: tek ata me shqetësime psikiatrike, përmirësimi ka qënë më i lartë në krahasim me sujektet me gjëndje mjekësore. "Këto rrezultate, japin një mbështetje empirike rekomandimit për të përdorur terapinë e sjelljes si trajtim të zgjedhur për pagjumësinë dhe patologjitë e shumta të pranishme-, përfundojnë autorët. Në një artikull Michael Grandner i "University of Pennsylvania" në Filadelfia shkruan: Kjo meta-analizë tregon se terapia e sjelljes është një trajtim efikas për pagjumësinë edhe në kontekstin e kushteve mjekësore të cilat mund të na ngatërrojnë në lidhje më gjëndjen e pacientit. Gjithsesi janë të nevojshme kërkime të tjera për të kuptuar më mirë pika të tjera të cilat duhet shtjelluar më tej mes të cilave, përgjigja specifike e patologjive të ndryshme ndaj terapisë së sjelljes për pagjumësinë dhe rrolin e trajtimit të shqetësimeve të gjumit me një terapi të tillë në patologji të tjera kronike si obeziteti dhe sëmundjet kardiometabolike.
JAMA Intern Med. 2015 Jul 6. doi: 10.1001/jamainternmed.2015.3006
JAMA Intern Med. 2015 Jul 6. doi: 10.1001/jamainternmed.2015.3015.