Focus

nën92017

Spondiliti ankilozues, bari biologjik ndalon progresionin afatgjatë

Pothuajse 80% e pacientëve me spondilit ankilozues (Sa) të trajtuar me barin biologjik secukinumab në studimin klinik Measure 1, nuk kanë progresion radiologjik të kolonës vertebrore në 4 vjet. Këto të dhëna të reja afatgjata të publikuara nga Novartis konfirmojnë edhe "një përmirësim konstant të shenjave dhe simptomave në thuajse 80% të pacientëve përballë një profili të favorshëm dhe koherent sigurie të secukinumab". Measure 1 është një studim multicentrik i randomizuar, i kontrolluar me placebo, i fazës III me një kohëzgjatje prej 2 vitesh dhe synimin për të vlerësuar e efikasitetin dhe sigurinë e secukinumab në pacientë më Sa në fazë aktive. Në total 290 pacientë nga 371 e kompletuan studimin dhe në vijim këta pacientë janë ftuar që të marrin pjesë në një periudhë shtesë prej 3 vitesh.
Secukinumab është i pari IL-17A inhibitor i aprovuar për Sa. "Nga të dhënat - shprehet Vas Narasimhan, - mbi të gjitha u zbulua se pacientët e trajtuar me secukinumab duhej të kishin tani mundësinë për të lëvizur për një kohë më të gjatë. Bëhet fjalë për një përfitim shumë të rëndësishëm nga momenti që spondiliti ankilozant është një gjendje invaliduese që mund të prekë dhe 20-vjeçarët të cilët kanë para ende shumë vite për të jetuar. Për herë të parë, - nënvizon Narasimhan, - në fushën e barnave biologjike, bari dëshmon se thuajse 80% e pacientëve nuk kanë pasur progresion radiologjik për 4 vjet. Këto të dhëna dëshmojnë potencialin në reduktimin e dhimbjeve në jetën e pacientëve dhe në ruajtjen për një kohë më të gjatë të lëvizshmërisë së tyre".
"Nga numri i madh i personave të prekur nga spondiliti ankilozues - shprehet Carlo Salvarani, Drejtor i Strukturës së reumatologjisë të Azienda USL-IRCCS në Reggio Emilia, - standardi aktual i kurës trajton vetëm me manifestimet klinike të sëmundjes si për shembull dhimbjen e shpinës të llojit inflamator, por nuk është në gjendje që të bllokojë progresionin shkatërrues të vetë patologjisë që shoqërohet me zhvillimin e një kolone vertebrore në formën e një kallami bambuje dhe që limiton tej mase cilësinë e jetës së pacientit. Pacientët pra kanë nevojë për një trajtim që mos të jetë vetëm simptomatik, por që të bllokojë progresionin strukturor të patologjisë".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>