kor142015
HPV, ekzaminimi pa PAP test mund të japë rezultate false
Testi i skanerit për HPV, nëse përdoret i vetëm, mund të mos e kapë praninë e një kanceri cervikal të pranishëm, thuhet në një studim të publikuar në revistën "Cancer Cytopathology". Sipas tij ka një efikasitet më të lartë diagnostikues në ekzaminim nëse përdoret bashkë me citologjinë. Testimi, i zhvilluar në një grup prej 250.000 femrash ka identifikuar 526 raste me kancer cervical me një skaner për HPV i cili ka rezultuar negativ në 18.6% të rasteve. Në të kundërt PAP testi ishte negativ në 12.2% të rasteve dhe të dy ekzaminimet ishin negativë ne 5.5% të rasteve. "Kjo do të thotë se ka një përmirësim me gati tre herë më shumë të mundësisë së individualizimit të kancerit me testimin e dyfishtë, ndryshe nga ekzaminimi vetëm me HPV -, thotë Marshall Austin patolog te "Magee Womens hospital" në Pitsburg të Pensilvanisë dhe bashkautor i artikullit. Rezulton se mundësitë për të patur një rezultat negative fals për kancerin cervikal rriteshin tek femrat të cilat i nënshtroheshin një diagnose paraprake me test HPV të thjeshtë pa kryer edhe PAP testin. Për të gjetur një neoplazi intraepiteliale cervikale (Cin) të gradës 3, një PAP test pozitiv rezulton më i mirë në krahasim më rezultatin pozitiv të testit HPV i bërë veç ose të testimit të dyfishtë me tregues përkatësisht 26.3% dhe 25.6% dhe 10.9%, "Këto të dhëna kujtojnë se limitet e ekzaminimit HPV janë më të larta nga sa mendohej, sidomos te femrat të cilat po zhvillojnë një kancer cervical-, vazhdon më tej patologu. "Është e ditur se infeksioni me HPV është baza e gati të gjithë tumoreve të kolonit uterin dhe se ekzaminimi gjen pikërisht këtë lloj neoplazie, por ajo cfarë nuk dihet është se pacientet me një kancer në fazë zhvillimi mund të jenë HPV negativ për shkak të një ngarkese të ulët virale-, theksojnë autorët, duke rikujtuar se ka edhe tumorë pa infeksion nga HPV dhe jo të gjithë pengesat virale janë të përfshira në testim. "Thënë kjo, strategjia e këshiluar është testimi i dyfishtë metodë e cila i jep pacienteve mbrojtjen maksimale-, përfundon Austin.
Cancer cytopathology 2015
http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/cncy.21544/abstract