Mjekësi e përgjithshme

tet122015

Britani, shpërblim për mjekët që nuk përshkruajnë analiza. Propozimi ngjall diskutime

tags: mjek

Në Britaninë e Madhe do të jepen shpërblime për mjekët e familjes që shmangin analizat e tepërta për pacientët, në ngarkim të shëndetit publik. Shpërblimet i ofrojnë 9 grupe komisionesh klinike, që vëzhgojnë performancën e 200 autoriteteve lokale shëndetësore, shkruan revista "Pulse".
Në disa raste, kursimi është i rekomanduar edhe kur duhet të qartësohet prezenca e një tumori si p.sh. ai i gjirit. Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Britani synon të kursejë dhjetëra miliarda sterlina brenda vitit 2020, por pikërisht për sa i përket tumoreve udhëzimet kombëtare thonë se kjo është rruga e gabuar.
Ndërkohë në Lincolnshire mbi 6 mijë sterlina shkojnë për studime te cilat reduktojnë me 25% vizitat e specializuara në spital, duke përfshirë këtu urgjencat. Birmingham South Central CCG ka ofruar mbi 11 mijë sterlina për të reduktuar shtrimet në spital, follow up-et dhe shtrimet nga ndihma e shpejtë me 1% në periudhën 2014- 2015.
Në Londër ndodh ndryshe, siç konfirmon mjeku i transplanteve, Marco Nardelli: "Nuk më është propozuar asnjëherë që të hedh poshtë rekomandimet dhe mbaj mend se pikërisht për të nxitur diagnozën e hershme të tumorit, National Institute for Care Excellence, ka zgjeruar kriteret për "videat" urgjente, që duhen evituar për dy javë. Në përgjithësi me të përfunduar diagnoza dhe pasi është caktuar terapia, në Britani, kanë prirjen që pacientin ta mbajnë në shtëpi kur ekzistojnë kushtet e duhura, për të shmangur shtrimet e papërshtatshme".
Duke qenë se bëhet fjalë thjesht për eksperimentime, për mjekët e nxitur që të mos përshkruajnë mund të lindë një konflikt interesi, thotë Elisabetta Iannelli, zv/presidentit e Shoqatës së të sëmurëve onkologjikë në Itali. "Në realitet mendoj se edhe në Itali dekreti Lorenzin mund të shmangë që qytetarët t'i nënshtrohen, siç ndodh deri më tani, analizave jo të nevojshme duke pësuar kështu efekte anësore (psh. rrezet x) dhe sidoqoftë nëse do t'i mohoheshin ekzaminime të nevojshme do të ketë së shpejti ankesa nga pacientët. Është e domosdoshme në trajtimin e patologjive primare një ndarje e zgjedhjeve në nivel kombëtar, midis shtetit, shoqatave shkencore të mjekëve, si dhe shoqatave të pacientëve. Sigurisht shoqatat e pacienteve duhet të ndërgjegjësojnë qytetarët mbi një përdorim të arsyeshëm të burimeve për shëndetin. Por pikërisht për të mos i çuar dëm, duhet të kalojnë mesazhe të qarta, transparente dhe të përbashkëta. Në kongresin e onkologëve në Bolonja, mjekët do të prezantojnë një follow up të pacientit onkologjik me radioterapistë, psiko-onkologë dhe mjekë të familjes për monitorimin e sëmundjeve dhe rreziqeve të mundshme (imunologë, psikologë) me kontrolle diagnostikuese ku përshkrimi të jetë i bazuar mbi prova. Besoj se me qasje të tilla do të shmangim aksidentet të cilat dëmtojnë qytetarët", përfundon Iannelli.

Përktheu: E.Taga


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>