Mjekësi e përgjithshme

pri22024

Aktiviteti fizik dhe ndikimi në cilësinë e gjumit

Në një studim të publikuar në BMJ Open u demonstrua se si aktiviteti i vazhdueshëm fizik ndikon në simptomat e pagjumësisë dhe se si normalizon kohëzgjatjen e gjumit te të rriturit. Studiuesit analizuan lidhjen ndërmjet aktiviteti fizik prej një dekade dhe simptomave aktuale të pagjumësisë, kohëzgjatjes së gjumit dhe përgjumjes gjatë ditës te individët e grupmoshës 39-67 vjeç.

Studimi përfshiu 4.339 pjesëmarrës dhe vlerësoi aktivitetin fizik në fillimin e studimit dhe 10 vjet pas ndjekjes. Individët që ushtronin aktivitet fizik të paktën një orë dy herë në javë klasifikoheshin si aktivë. Rezultatet u analizuan duke marrë në konsideratë edhe ndryshimet në statusin e aktivitetit në kohë. Ekipi zbuloi se ata që kryenin aktivitet të rregullt fizik ishin më pak të prirur për të pasur vështirësi në fjetje dhe për të pasur kohëzgjatje ekstreme të gjumit (të shkurtër apo të gjatë), krahasuar me ata që ishin më pak aktivë. Kjo lidhje mbetet edhe pas klasifikimit të rezultateve sipas moshës, gjinisë, indeksit të masës trupore, historisë së tymosjes dhe qendrës së studimit. Çuditërisht, përgjumja gjatë ditës nuk duket se ndikohet nga statusi i aktivitetit fizik.

Pavarësisht besueshmërisë dhe fushës së gjerë të studimit, autorët kanë njohur disa kufizime, të tilla si mungesa e të dhënave objektive rreth aktivitetit fizik dhe matja e përgjumjes gjatë ditës dhe kohëzgjatjes së gjumit bazuar në pyetësorë.

BMJ Open 2024. Doi: 10.1136/bmjopen-2022-067197
http://doi.org/10.1136/bmjopen-2022-067197


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>