Mjekësi e përgjithshme

gus212023

Pagjumësia shton rrezikun për iktus. Studimi në "Neurology"

Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia mund të kenë një rrezik deri në 51% më të lartë për të pësuar një iktus krahahsuar me ata që nuk kanë probleme me gjumin, sipas një studimi të botuar në revistën "Neurology".

Për gati një dekadë, bazuar në të dhënat e Health and Retirement Study- një studim i kryer te amerikanët mbi 50 vjeç - studiuesit ndoqën 31,126 njerëz me moshë mesatare 61 vjeç dhe pa histori iktusi në fillim të studimit. Gjatë periudhës së ndjekjes u regjistruan 2101 iktuse gjithsej.

Simptomat e pagjumësisë të raportuara nga pjesëmarrësit përfshinin: vështirësi për të fjetur, fjetje dhe zgjim shumë herët. Duke krahasuar pjesëmarrësit që kishin ose nuk kishin shenja të një çrregullimi të gjumit, studiuesit zbuluan se shkalla e rrezikut të iktusit rritej me rritjen e numrit të simptomave.

Njerëzit me një deri në katër simptoma të pagjumësisë kishin 16% më shumë mundësi për të pësuar një iktus sesa ata pa simptoma, ndërsa për njerëzit me pesë deri në tetë simptoma ky probabilitet ishte 51%. Lidhja rezultoi të ishte më e fortë për pjesëmarrësit nën 50 vjeç.

Gjetjet e këtij studimi nuk vërtetojnë se pagjumësia shkakton iktus, por përkundrazi, siç shkruajnë studiuesit, ky studim "identifikoi simptomat e pagjumësisë si një faktor rreziku për iktusin", që do të thotë se ato rrisin mundësinë për të pësuar një iktus dhe sugjerojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe menaxhimin e simptomave të pagjumësisë, të cilat mund të parandalojnë shfaqjen e tij".

Ekspertët shëndetësorë e konsiderojnë pagjumësinë si një çrregullim të zakonshëm të gjumit; e cila raportohet se prek rreth një të tretën e të rriturve në mbarë botën: gratë më shpesh se burrat dhe të moshuarit më shumë se të rinjtë. Shkaqet e zakonshme përfshijnë stresin në punë ose në shtëpi, shqetësimet emocionale, problemet me paratë, pasivitetin dhe përdorimin e substancave të tilla si kafeina, duhani dhe alkooli. Trajtimi për pagjumësinë zakonisht fillon me ndryshime në stilin e jetës dhe në disa raste kërkon terapi ose mjekim.

 

Neurology, 2023 Jun 7. doi: 10.1212/WNL.0000000000207449.
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/37286360/


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>