Mjekësi e përgjithshme

dhj12015

Zbulohet një gjen që shton rezistencën ndaj colistinës

Deri pak kohë më parë, rezistenca ndaj colistinës (e njohur edhe si polimiksina E) dukej e pamundur, por tani një grup shkencëtarësh kinezë ka zbuluar në kampionet e derrave dhe pacientëve në jug të Kinës, mes Enterobacteriaceae një familje gram-negativësh që përfshin shumë patogjene njerëzore, si dhe ekzistencën e MCR-1 një gjen i ri i cili ndikon në shtimin e rezistencës ndaj colistinës. "Këto janë rezultate ekstremisht shqetësuese", komenton Jian-Hua Liu nga South China Agricultural University në Canton, autor i artikullit të publikuar në revistën "Lancet Infectious Diseases" dhe kujton se colistina dhe polimiksina B ishin klasa e fundit e antibiotikëve rezistenca ndaj të cilëve nuk ishte përhapur. Deri më tani, farmakorezistenca ndaj colistinës vinte nga mutacione kromozomike rastësore që e bënin të paqëndrueshme dhe të paaftë për t'u përhapur në baktere të tjera. Por tani këto rezultate vërtetojnë rezsitencën e parë gjenike, pikërisht MCR-1 në gjendje për t'u përhapur mes baktereve të zakonshme si Escherichia coli dhe Klebsiella pneumoniae, duke sugjeruar progresionin e pashmangshëm global të farmakorezistencës.
Duke zhvilluar teste rutinë në një fermë derrash në Shanghai, studiuesit e kanë hasur gjenin në plasmidet e shtameve të ndryshme bakteriale, gjë që sugjeron një potencial alarmues të përhapjes se rezistencës anti-mikrobike. Kjo i ka shtyrë që të mbledhin kampione nga derra në katër provinca në jug të Kinës, si dhe nga pula e derra të shitur në supermarkete në të gjithë kantonin mes viteve 2011-2014.
Gjithashtu shkencëtarët kanë analizuar edhe kampionët e mbledhur nga pacientë me infeksione, të shtruar në dy spitale të provincave Guangdong e Zhejiang. Duke zbuluar një prevalencë të lartë të MCR-1 në shtamet me E-coli të izoluar nga kafshët (166 pozitivë në 804) dhe mishi i gjallë (78 në 523), me norma në rritje nga viti në vit. "Jo vetëm shpejtësia e transferimit të gjenit MCR-1 është e lartë mes shtameve të E.coli por ka edhe një potencial të fortë të përhapur në lloje të tjera patogjene njerëzore si K. pneumoniae dhe P. aeruginosa", shkruajnë studiuesit. David Paterson e Patrick Harris nga University of Queensland në Brsibein (Australi) pohojnë se lidhja mes përdorimit në rritje të colistinës te kafshët dhe shfaqjes së rezistencës ndaj antibiotikut në blegtori dhe te njerëzit është tashmë e konfirmuar. "Një mënyrë limitimi është ndërprerja e përdorimit të antibiotikëve në agrikulturë, në rast të kundërt në të ardhmen e afërt do të lindë një problem i shëndetit publik me përmasa të mëdha", përfundojnë studiuesit.  

Lancet Infectious Disease 2015. doi: 10.1016/S1473-3099(15)00424-7http://www.thelancet.com/journals/laninf/article/PIIS1473-3099(15)00424-7/abstract

Lancet Infectious Disease 2015. doi: 10.1016/S1473-3099(15)00463-6http://www.thelancet.com/journals/laninf/article/PIIS1473-3099(15)00463-6/abstract


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>