Mjekësi e përgjithshme

qer12016

Acidi acetilsalicilik mbron nga kanceri i prostatës, roli i mjekut të familjes

tags: Aspirinë

Përdorimi i acidit acetil salicilik (ASA) me dozë të ulët (Lda, 75-100 mg/die) shoqërohet me një ulje të riskut për të zhvilluar tumor në prostatë me rreth 60%. Tezën e mbështet një studim i realizuar nga SIMG (Shoqata italiane e mjekëve të përgjithshëm dhe kurave primare), i publikuar në "International Journal of Cancer".

Në rastin e acidit acetil salicilik me doza të ulëta para së gjithash është mjeku i familjes që vendos se kur dhe si duhet të përshkruajë dhe mbi të gjitha të verifikojë në kohë veprimet e barit.  "Falë vëzhgimit të mjekësisë në terren mund të merret një numër i madh informacionesh të nevojshme në kërkimin dhe punën e zhvilluar mbi ASA-n, një bar për të cilin mendohej se njihej gjithçka, por kjo është prova që ka ende më për të zbuluar", thotë presidenti kombëtar i SIMG, Claudio Cricelli. 

Provat tregojnë se përdorimi i aspirinës me doza të ulëta (Lda) redukton riskun për disa adenokarcinoma. Por nëse nga njëra anë përfundimet mbi efektin mbrojtës të Lda-së janë koherente në karcinomën kolorektale dhe tumore të tjera, nga ana tjetër provat në dispozicion mbi kancerin e prostatës (PCA) janë konfliktuale. 

Me qëllim që të vlerësohet nëse Lda është në gjendje që të reduktojë normat e incidencës së kancerit të prostatës është zhvilluar ky studim retrospektiv koort në nivel kombëtar duke përdorur bazën e të dhënave afatgjata të pacientëve. Kërkimi ka vënë në dukje se efektet më të spikatura të marrjes së aspirinës me doza të ulëta në fushën onkologjike shfaqen pas një përdorimi afatgjatë. Në fakt, brenda pesë viteve të para përfitimet nuk janë statistikisht domethënëse, por nga viti i pestë e në vazhdim zhvillimi i tumorit ka rezultuar inferior.

Problemi që mund të dalë është kur ka një pjesëmarrje të ulët në trajtim nga ana e pacientit: në fakt vetëm 52% e pacientëve me patologji kronike e merr terapinë e përshkruar. Arsyet janë të ndryshme (harresa, informacioni i pakët etj.) dhe për këtë arsye është i rëndësishëm  "position paper" i realizuar  nga SIMG. "Për ne ky dokument është në të njëjtën linjë me udhëzuesin shkencor, me anë të të cilit konsolidohet procesi i integrimit mes mjekësisë së përgjithshme dhe specialistëve, në menaxhimin e pacientit kronik", përfundon Cricelli.   


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>