Kardiologji

sht82023

ASA në doza të ulëta nuk indikohet për parandalimin primar të iktusit te të moshuarit

Sipas një analize dytësore të studimit ASPREE (ASPirin in Reducing Events in the Elderly) mbi përfitimet dhe rreziqet nga marrja e aspirinës në parandalimin primar të iktusit, të moshuarit pa sëmundje kardiovaskulare, jo vetëm që mund të përfitojnë nga ky medikament nëse e marrin atë çdo ditë në një dozë të ulët, por, autorët kanë arritur në përfundimin se rreziqet tejkalojnë çdo përfitim të mundshëm.

"Këto gjetje, në përputhje me ato të studimit ASPREE të publikuara pothuajse 5 vjet më parë, tregojnë një rritje të konsiderueshme të gjakderdhjes së përgjithshme intrakraniale, duke përfshirë edhe iktusin hemorragjik, që nuk ndikohet nga reduktimi i rrezikut për iktus ishemik", thotë autori i kryesor i studimit Geoffrey Cloud nga Universiteti Monash i Melburnit në Australi, duke nënvizuar se aspirina në dozë të ulët mund të mos luajë asnjë rol në parandalimin primar të iktusit dhe se mjekët duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e këtij medikamenti veçanërisht te të moshuarit. "Kur bëhet fjalë për të moshuarit, rreziku për gjakderdhje intracerebrale për shkak të aspirinës mund të jetë më i madh nga sa ne kemi mundur të evidentojmë në këtë studim", shtojnë Cloudi dhe kolegët. 

Nga analizat e tyre sekondare, të cilat kishin si qëllim të studionin lidhjen midis iktusit dhe gjakderdhjeve intrakraniale, ka rezultuar se aspirina në dozë të ulët nuk redukton, krahasuar me mospërdorimin, rrezikun për iktus të çdo lloji (4,6% kundrejt 4,7%) dhe as atë për iktus ishemik (1.5% kundrejt 1.7%). Gjithashtu nuk është vënë re asnjë ndryshim për sa i përket rrezikut për hemorragji intrakraniale me ose pa iktus hemorragjik. Në anën tjetër, kombinimi i dy ngjarjeve tregon një rritje të konsiderueshme në ngjarjet e gjakderdhjes intrakraniale tek ata që marrin aspirinë (1.1% kundrejt 0.8%). 

"Vlen për t'u theksuar se numrat absolut të ngjarjeve të iktusit dhe gjakderdhjes janë të ulëta: bazuar në të dhënat tona do të kishte 2.5 më pak iktuse ishemike me koston e 3.5 hemorragjive intrakraniale më shumë për çdo 1000 individë që marrin aspirinë me dozë të ulët për një periudhë 5 vjeçare", vazhdon Cloudi.

"Këto rezultate tregojnë gjithashtu se nevojitet një kujdes i veçante në lidhje me përfshirjen e aspirinës në një polipilulë për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare te të moshuarit e shëndetshëm. Studimet e terapive të reja antitrombocitare, të tilla si klopidogreli, ticagrelori ose prasugreli, nuk janë ndërmarrë në një kontekst parandalues primar dhe nuk duhet të konsiderohen ende si alternativa të sigurta ndaj aspirinës për këtë indikacion", përfundojnë autorët.

 

JAMA Network Open 2023. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2023.25803
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2023.25803


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>