Mjekësi e përgjithshme

tet52016

Koliti ulçeroz, shpesh simptomat vazhdojnë pavarësisht shërimit histologjik

Edhe në prani të një shërimi të plotë endoskopik dhe histologjik, pacientët e prekur nga koliti ulçeroz jo gjithmonë arrijnë një zgjidhje të plotë të simptomave, veçanërisht sa i takon frekuencës se defekimit (SF). Në këtë përfundim ka dalë studimi EMBARK, një trial vëzhgues i publikuar në revistën Gut dhe i koordinuar nga Jean-Frederic Colombel nga Shkolla e Mjekësisë në Mount Sinai Hospital në New York City.

"Si endoskopia edhe histologjia mund të përfshihen në përkufizimin e shërimit të mukozës në kolitin ulceroz. Ky studim ka si qëllim të përcaktojë lidhjen mes rezultateve të raportuara nga pacientët në veçanti në lidhje simptomat, dhe pranisë së inflamacioneve intestinale të matur në mënyrë endoskopike dhe histologjike", shpjegon kërkuesi. Ai bashkë me autorët e tjerë ka regjistruar 103 pacientë me kolit ulçeroz të patrajtuar më parë , duke i nënshtruar ndaj kolonoskopisë dhe duke vlerësuar simptomat me Mayo Clinic Score (MCS), një shkallë me pikë që i konsideron veçmas hemorragjinë rektale (RB), frekuencën e defekimit dhe  konstatimet endoskopike (MCSE).
 
"Rëndimi i sëmundjes, i matur me pikët MCS totale ishte i moderuar në koortën objekt studimi, ku 60% e pacientëve ishin në fazë inaktiviteti endoskopik", shkruajnë autorët, duke nënvizuar megjithatë mungesën e një raporti koherent mes simptomave dhe komponentëve të tjerë të pikësimit MCS. "Me shtimin e simptomave përqindja e pacientëve pa aktivitet të dukshëm endoskopik (MCSE=0) ka rënë, por ajo që befason është se me një kuotë domethënëse subjektesh me endoskopi normale kishte ende simptoma të njëfarë intesiteti", shpjegojnë kërkuesit.

Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se thuajse ¼ e pacientëve me MCSE mes shkallës 0 dhe 1 kishte ende një frekuencë domethënëse defekimi. "Me fjalë të tjera, pjesa më e madhe e pacientëve me MCSE=0 kishte një histologji inaktive por ankohej ende për simptoma", shpjegon Colombel. Dhe përfundon: "Duke qenë se vazhdimësia e simptomave ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës së pacientit, është thelbësore të kuptohen mekanizmat në thelb të fenomenit, hap i domosdoshëm për të vënë në zbatim strategji efikase trajtimi".

 

Gut. 2016. doi: 10.1136/gutjnl-2016-312307
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27590995


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>