Gjinekologji

jan242018

Eklampsia lidhet me një rritje të riskut për konvulsione

Risku për konvulsione pas një shtatzënie të vështirë për shkak të eklampsisë, ndonëse është më i madh sesa te gratë që nuk kanë pasur eklampsi, mbetet gjithsesi shumë i ulët, sipas një studimi të publikuar në "Obstetrics & Gynecology". Eklampsia (apo krizat konvulsive pas 20 javësh shtatzëni ose pas shtatzënisë së parë pa eziologji alternative) është një manifestim i rëndë i hipertensionit në shtatzëni, që shfaqet në 8 nga 10.000 lindje.

"Deri pak kohë më parë mendohej se eklampsia përfaqësonte një epsiod monofazik të dëmit neurologjik pa sekela neurologjike afatgjata, por studime të fundit sugjerojnë se më shumë se gjysma e grave eklamptike ka një difuzion neurokonjitiv që vazhdon 6 muaj pas lindjes", thotë Kara Nerenberg nga Universiteti i Kalgarit në Kanada, e cila bashkë me kolegët ka vlerësuar në mënyrë retrospektive normën e incidencës dhe riskun e lidhur me konvulsionet pas eklampsisë. Studimi MELTS (Maternal Eclampsia and Long-Term Seizure), është zhvilluar për të verifikuar nëse gratë eklamptike kishin më shumë gjasa për të pasur çrregullime të ardhshme konvulsive dhe në rast se po, nëse risku është më i madh me eklampsinë, në krahasim me gjendje të tjera hipertensive që shfaqen gjatë shtatzënisë.

Për këtë qëllim, autorët analizuan të dhënat e 1.565.733 lindjeve të ndodhura në periudhën prill 2002-mars 2014 dhe zbuluan se 0.1 e grave shtatzëna ishin të prekura nga eklampsia, 1.1% nga pre eklampsia dhe 3.9%, nga hipertensioni i shtatzënisë.

"Sipas të dhënave, pas një shtatzënie eklamptike, një çrregullim konvulsiv ka rezultuar shumë më i mundur që të ndodhë në krahasim me një shtatzëni pa probleme hipertensive", thonë autorët, duke nënvizuar se rezultati ka mbetur i dukshëm edhe pas eliminimit të faktorëve të mundshëm ngatërrues.

"Risku për probleme konvulsive mbeti i lartë edhe në pre-eklampsi, por nuk ishte i pranishëm në shtatzënitë me hipertension gestacional", shprehet Nerenbergu. "Grave eklamptike duhet t'iu jepet garanci mbi faktin se ndonëse mundësitë për konvulsione të ardhshme janë më të larta në krahasim me gratë e paprekura, risku absolut është shumë i ulët, pra, rreth një rast në çdo 2.200 njerëz-vite.

 

Obstetrics & Gynecology 2017. Doi: 10.1097/AOG.0000000000002364
https://insights.ovid.com/crossref?an=00006250-201712000-00020 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>